LAJMI I FUNDIT:

Babai i Naya Rivera tregon se ka biseduar me të bijën pak para se të mbytej, flet më në detaje për telefonatën e tyre

Babai i Naya Rivera tregon se ka biseduar me të bijën pak para se të mbytej, flet më në detaje për telefonatën e tyre

Babai i Naya Rivera zbuloi se ai e këshilloi vajzën e tij që të mos e linte varkën pak para se të mbytej.

Ylli i “Glee” vdiq në liqenin Piru në Los Angeles në Kaliforni gjatë verës që lamë pas. Trupi i saj u gjet pas një kërkimi të gjerë pesëditor teksa djali i saj, Josey, u pa i vetëm në varkë.

Duke folur për People, George Rivera, 64 vjeçar zbuloi se ai në të vërtetë foli me Rivera ditën që vdiq, teksa ajo e kishte telefonuar atë për të marrë këshilla në lidhje me varkën.

Naya Rivera (Foto: AP)

“Ajo dëshironte të shkonte të notonte me Josey në mes të liqenit”, tha ai.

George, i cili po punonte për rimodelimin e shtëpisë së tij në Knoxville, Tennessee në atë kohë, tha se Naya tregoi se anija nuk kishte një spirancë, kështu që e paralajmëroi që të mos hidhej për të notuar.

Të gjitha lajmet nga Naya Rivera
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Naya Rivera

Ai e dinte se do ta kishte të vështirë ta mbante anijen në një distancë të sigurt.

Liqeni “Piru” – vendi ku u mbyt aktorja e “Glee”

“Unë shihja që era po frynte dhe stomaku im thjesht po kridhej”, kujton ai. “Unë vazhdimisht i thoja asaj: Mos dil nga varka, mos dil nga varka”.

George shpjegoi se thirrja u ndërpre pas rreth tre minutash, duke e lënë atë me një ‘ndjenjë të keqe’ për vajzën e tij.

“Është një dhimbje e madhe edhe pas gati një viti”, shton ai. “Gjërat po vijnë duke u fokusuar, por nuk e di nëse do të më largohet kjo ndonjëherë. Më mungon çdo ditë”.

Liqeni “Piru” – vendi ku u mbyt aktorja e “Glee”

Aktorja ishte e njohur më shumë për rolin e saj Santana Lopez në “Glee” nga 2009 deri më 2015. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
'Mallkimi Kate Middleton': Princesha ishte shtrirë në spital edhe në vitin 2012, infermierja e saj bëri vetëvrasje pak kohë pasi zbuloi pa dashje gjendjen e saj

'Mallkimi Kate Middleton': Princesha ishte shtrirë në spital edhe në vitin 2012, infermierja e saj bëri vetëvrasje pak kohë pasi zbuloi pa dashje gjendjen e saj

Magazina
Arabia Saudite merr pjesë për herë të parë në

Arabia Saudite merr pjesë për herë të parë në "Miss Universe", bukuroshja Rumy Alqahtani do t'i përfaqësojë në garën e bukurisë

Magazina
Pas deklaratave për UÇK-në, Adelina Ismaili i del në mbrojtje Enver Petrovcit: I frikshëm linçimi publik që po i bëhet profesorit

Pas deklaratave për UÇK-në, Adelina Ismaili i del në mbrojtje Enver Petrovcit: I frikshëm linçimi publik që po i bëhet profesorit

Magazina
E vërteta

E vërteta "e errët" e serisë së animuar "Tom and Jerry", a keni ditur?

Magazina
Ledjona Xheladinaj e eliminuara e radhës nga Big Brother VIP Albania

Ledjona Xheladinaj e eliminuara e radhës nga Big Brother VIP Albania

Magazina
Fisnik Syla gjen të dashur të re, i dhuron unazë diamanti luksoze

Fisnik Syla gjen të dashur të re, i dhuron unazë diamanti luksoze

Magazina
Kalo në kategori