LAJMI I FUNDIT:

Babai i Messit godet mediat pas ‘lajmeve të rrejshme’ për të ardhmen e yllit të Barcelonës

Babai i Messit godet mediat pas ‘lajmeve të rrejshme’ për të ardhmen e yllit të Barcelonës

Babai i Lionel Messi, Jorge Messi, ka folur në lidhje me thashethemet që lidhin djalin e tij me kampionët francezë të Paris Saint-Germain, duke etiketuar si ‘lajme të rreme’ raportet se negociatat kishin filluar.

Ylli argjentinas i Barcelonës që pas kërkesës për largim para fillimit të këtij sezoni, ka qenë njëri nga emrat më të përfolur në ‘merkato’.


Ai është lidhur me shumë klube, por sipas gazetë AS, kampi i Messit thuhet se është lodhur nga intensiteti i thashethemeve që rrethojnë atë, duke pasur parasysh faktin se ai mund të nënshkruajë për këdo që dëshiron nga 1 janari.

“Ndaloni së shpikuri, lajme të rreme”, ka shkruar babai i Messit në rrjetet sociale në lidhje me një pamje nga ESPN që sugjeronte se ai kishte filluar negociatat me PSG-në.

Postimi i babait të Messit

Manchester City dhe PSG janë shfaqur si destinacionet më të mira për Messin nëse ai largohet nga Barcelona në fund të kontratës së tij, pasi ai u përpoq të largohej nga klubi këtë verë për t’u detyruar të qëndrojë.

Pesë kushtet e Lionel Messit për të vazhduar kontratën te Barcelona ose i bashkohet Cityt si lojtar i lirë
Lexo po ashtu Pesë kushtet e Lionel Messit për të vazhduar kontratën te Barcelona ose i bashkohet Cityt si lojtar i lirë

Në javët e fundit kishte pasur zëra në mediat angleze se Messi kishte nënshkruar një para-kontratë me Cityn dhe ishte në linjë për t’u ribashkuar me Pep Guardiola, ndërsa këto thashetheme më të fundit rreth PSG-së erdhën nga Argjentina.

Për momentin, askush jashtë rrethit të ngushtë të Messit nuk mund të thotë se e di se çfarë po planifikon të bëjë futbollisti argjentinas – por me vetëm dy muaj deri tek 1 janari, të gjithë mund të jemi afër për ta zbuluar të ardhmen e tij. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
Pse Jamal Musiala vendosi të mos përfaqësojë Anglinë në nivel të lartë, duke përzgjedhur më pas Gjermaninë

Pse Jamal Musiala vendosi të mos përfaqësojë Anglinë në nivel të lartë, duke përzgjedhur më pas Gjermaninë

Përfaqësueset
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Premier League
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori