LAJMI I FUNDIT:

Babai i Meghan Markle sërish merr vëmendje mediatike për raportin me vajzën

Babai i Meghan Markle sërish merr vëmendje mediatike për raportin me vajzën
(Foto: TheImageDirect/Getty Images)

Babai i Meghan Markle, Thomas Markle, ka folur për herë të parë pas lindjes së mbesës Lilibet dhe shprehu dëshirën për t’u pajtuar me vajzën e tij, me të cilën nuk është në marrëdhënie të mira qe disa vjet.

I ftuar në emisionin televiziv “60 Minuta”, në një moment të intervistës, ai filloi t’i lutet vajzës së tij për falje dhe deklaroi se do të zhgënjehej nëse nuk do të kishte mundësinë ta mbante mbesën në krahë, transmeton Daily Mail.


“Unë do të zhgënjehem shumë nëse nuk do të kem mundësinë të mbaj mbesën time në krahë”, ka thënë ai.

Siç përcjell KP, Thomas nuk e ka takuar as nipin e tij, Archie, ndërsa biografi mbretëror, Robert Jobson, thotë se nuk pritet që ai të takojë ndonjë prej tyre në një të ardhme të afërt.

Reagon babai i Meghanit, Thomas Markle: Nuk mendoj se familja mbretërore janë racistë, jam penduar për veprimet e mia para dasmës së vajzës
Lexo po ashtu Reagon babai i Meghanit, Thomas Markle: Nuk mendoj se familja mbretërore janë racistë, jam penduar për veprimet e mia para dasmës së vajzës

Megjithëse Meghan ka kërkuar falje publikisht në disa raste, Thomas pretendon se vajza e tij nuk e ka thirrur ende, dhe se ai nuk e kupton se çfarë e bëri atë kaq të zemëruar.

“Unë bëra një gabim dhe i kërkova falje njëqind herë për këtë. Sidoqoftë, do ta kuptoja që bëra diçka vërtet të tmerrshme, por nuk e bëra”, ka shtuar ai.

Marrëdhënia babë e bijë “u ftoh” pasi ai pranoi se i shiti fotografitë në media në prag të dasmës së saj me Harry nw vitin 2018.

“Ishte dy vjet më parë, por unë u përpoqa ta kompensoj. Tani jam vetëm 100 kilometra larg tyre. Unë kurrë nuk pushova së dashuri atë. Nuk jam dakord me të gjitha gjërat që bëjnë fëmijët e mi, por gjithmonë do t’i dua. Dhe sigurisht që e dua Meghan”, ka deklaruar Thomas.

Në trend Magazina

Më shumë
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina

"The Sun" shkruan për moderatoren joshëse shqiptare që prezanton emisionet sportive

Magazina

"Nuk kanë pasur kurrë vajzë të bukur nga Kosova", një video e Rita Orës po bën xhiron në internet

Magazina

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Magazina

"Kam dëgjuar krisma mbrëmë", Graciano u thotë Romeos dhe Heidit të cilët kaluan natën në suitën private

Magazina
Kalo në kategori