LAJMI I FUNDIT:

Babai ia ‘rrëmbeu’ topin, kurse djali ish-gruan: Larsa Pippen tashmë del publikisht me Jordan Jr

Babai ia ‘rrëmbeu’ topin, kurse djali ish-gruan: Larsa Pippen tashmë del publikisht me Jordan Jr
(Foto: NBA/Getty Images/Twitter)

Djali i legjendës së basketbollit Michael Jordan, Marcus dhe ish-gruaja e ikonës së NBA, Scottie Pippen – njëherësh yll i seralit real televiziv “Real Housewives of Miami”, Larsa Pippen – janë në lidhje për rreth një muaj tani.

Sipas burimeve të TMZ Sports, ata duken shumë të dashuruar dhe kalojnë shumë kohë së bashku në Miami.


48-vjeçarja, e cila ka qenë shoqja më e mirë e Kim Kardashian, e njohur edhe si mbretëresha e skandaleve dhe 31-vjeçari Marcus në fundjavën që lamë pas e kanë shijuar plazhin South Beach.

(Foto: Twitter/4thQuarterTV)

Megjithëse Larsa më parë kishte këmbëngulur se ishin thjesht miq, ata dukeshin si çift në plazh, ndërsa përqafoheshin para të gjithëve.

Të pranishmit kanë pohuar se dyshja janë përqafuar nën çadër dhe se nuk kanë munguar puthjet. TMZ Sports gjithashtu raportoi më parë se bukuroshja është parë duke u puthur me Marcus edhe gjatë një shëtitje në New York.

Po ashtu, burime të Page Six kanë treguar se i kanë parë duke festuar së bashku deri në orët e para të mëngjesit në një klub nate në Miami dhe pastaj ishin larguar bashkë.

Scottie Pippen dhe Michael Jordan kanë luajtur bashkë në Chicago Bulls dhe kanë fituar gjashtë tituj të NBA gjatë tetë viteve. Më pas Jordan shkoi te Washington Wizards deri në fund të karrierës, kurse Pippen ndërroi disa klube duke filluar me Houston Rockets e Portland Trail Blazers.

(Foto: NBA)

Tashmë edhe Larsa Pippen e ka thyer heshtjen për lidhjen me të dashurin 17 vjet më të ri. Ajo iu është përgjigjur kritikave se është lidhur qëllimisht me djalin e Jordan për t’iu hakmarrë ish-bashkëshortit.

“Jam takuar me të para tre vitesh, asnjëherë nuk e kam njohur atë ose familjen e tij. Kam qenë 21 vjeçare dhe në kolegj kur Scottie e ka zhvilluar atë vit me MJ dhe nuk kemi qenë miq me ta, siç mendojnë të gjithë”, ka komentuar Larsa, e cila ishte martuar me Pippen në vitin 1997 (vitin e fundit të tij të Bulls).

Çifti u e finalizoi shkurorëzimin në vitin e kaluar duke i dhënë fund martesës 24 vjeçare. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe

Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe

Magazina
E shpallën të vdekur në TikTok, reagon Adriana Matoshi: Ka shumë njerëz që ma duan vdekjen, por Zoti po do që unë të jetoj fuqishëm

E shpallën të vdekur në TikTok, reagon Adriana Matoshi: Ka shumë njerëz që ma duan vdekjen, por Zoti po do që unë të jetoj fuqishëm

Magazina
Erjola

Erjola "shpërthen" në lot: Graciano e ka pasur shtëpinë ngjitur dhe më dëgjonte kur ish-partneri më dhunonte

Magazina
“Doli që kisha tumor”- Heidi prek me rrëfimin e saj në Big Brother VIP Albania

“Doli që kisha tumor”- Heidi prek me rrëfimin e saj në Big Brother VIP Albania

Magazina
Adelina Thaçi publikon pamje nga aksidenti ku u lënduan gjashtë persona në Prishtinë: Isha aty afër, mbeta e shtangur me atë që pashë

Adelina Thaçi publikon pamje nga aksidenti ku u lënduan gjashtë persona në Prishtinë: Isha aty afër, mbeta e shtangur me atë që pashë

Magazina
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Kalo në kategori