LAJMI I FUNDIT:

Babai i Hysajt flet për interesimin e Bayernit

Babai i Hysajt flet për interesimin e Bayernit

Philiph Lahm është në mbyllje të karrierës së tij me Bayernin e Munichut dhe gjermanët prej kohësh janë vënë në kërkim të një zëvendësuesi.

Sytë e Bayernit duket se janë drejtuar nga mbrojtësi i Kombëtares shqiptare të futbollit, Elseid Hysaj, i cili shpesh herë është përfolur në shtypin gjerman si një alternativë e mundshme që mund të plotësojë hapësirat pas largimit të kampionit të botës.


Prestigjiozja gjermane “Tageszeitung” ka publikuar një intervistë ekskluzive me babain e mbrojtësit, Gëzim Hysaj.

baba

Ky i fundit pranon interesimin e Bayernit të Munichut dhe e merr ketë si një vlerësim për djalin e tij.

“Dimë që disa klube nga Gjermania, Spanja dhe Anglia kanë shfaqur interes. Për ne si prindër, interesimi i klubeve të mëdha evropiane ndaj djalit tonë është sigurisht një nder”, ka thënë babai i futbollistit.

Ndërsa ka folur edhe për arritjet e mbrojtësit në ndeshjet e fundit në Serinë A, ku Hysaj aktivizohet me Napolin, duke zënë vendin e dytë dhe zonën Ligës së Kampionëve.

Gazeta gjermane shton se 22-vjeçari mund të shkojë te Bayerni i Munichut për 18 milionë euro.