LAJMI I FUNDIT:

Babai i De Bruyne: Kevini e do Cityn, dëshiron të fitojë më shumë trofe me ta

Babai i De Bruyne: Kevini e do Cityn, dëshiron të fitojë më shumë trofe me ta

Babai i Kevin De Bruyne, Herwig ka thënë se djali e tij e do Manchester Cityn dhe nuk ka asnjë shans që belgu të largohet, kur ai pret të fitojë edhe më shumë medalje me klubin anglez.

Një mesfushor krijues që është vendosur brenda elitës globale duhet të jetë në kulmin e fuqive të tij në moshën 28-vjeçare.


Ai ka treguar mjaft shumë gjatë viteve të fundit për të sugjeruar që është njëri nga lojtarët kryesor te City, por edhe botë në rolin e tij.

De Bruyne ka kontribuar në mënyrë të konsiderueshme në dy triumfet e Ligës Premier dhe një ‘tripletë’ vendore gjatë katër vite e gjysmë të tij në Etihad.

Top 20 lojtarët më të mirë në Evropë aktualisht
Lexo po ashtu Top 20 lojtarët më të mirë në Evropë aktualisht

City e ka lidhur atë me një marrëveshje deri në vitin 2023 dhe nuk ka asnjë tregues që ajo marrëveshje të prishet, me gjithë murmurimën e çuditshme të bisedave të transferimit që ka dalë në faza të ndryshme.

Babai i De Bruyne, Herwig, ka mohuar një largim të djalit të tij, pasi sipas tij, Kevin e do klubin dhe dëshiron sa më shumë trofe me fanellën e tyre.

“Ai e do atë. Gjithçka në lidhje me të, ku ai jeton, klubin, qytetin – ai e do Manchester Cityn”, ka thënë fillimisht Herwig.

“Është e jashtëzakonshme që djali juaj mund ta realizojë ëndrrën e tij që kur ishte i ri dhe që ai mund ta bëjë atë, veçanërisht në Angli dhe në një garë që ai e do”.

“Jashtë fushës, ai është gjithmonë i qetë në pjesën e prapme të grupit, por Kevin në fushë është në frontin e grupit dhe gjithçka ka të bëjë me futbollin”.

“Ne e dinim gjithmonë se ai do të luante profesionalisht, por kurrë nuk ishim të sigurt se do të shkonte aq lart”.

Së bashku me dy titujt e tij, De Bruyne gjithashtu ka fituar tre Kupa të Ligës dhe FA Cup gjatë kohës së tij në Angli.

ESPN zgjedh formacionin më të mirë në botë momentalisht - lë jashtë yje si Alisson, Ramos dhe Kane
Lexo po ashtu ESPN zgjedh formacionin më të mirë në botë momentalisht - lë jashtë yje si Alisson, Ramos dhe Kane

Synimi i tij është t’i shtojë trofeve të tij edhe trofeun e Ligës së Kampionëve me trajnerin Pep Guardiola.

“Për të, nuk është kurrë aq mirë. Ai gjithmonë dëshiron të bëjë më mirë, gjithmonë do të dëshirojë të bëjë shumë dhe më shumë derisa të përfundoj  karrierën”, përfundoi babai i Kevin de Bruyne.

De Bruyne ishte jashtë fushave në disa ndeshje shkaku i lëndimit, por ai është rikthyer në formë këtë sezon dhe kontribuoi me gjashtë gola dhe 12 asistime për Cityn në të gjitha garat. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Bayern Munich nuk po gjen trajner të ri, deklarata e fundit e Thomas Tuchel bën ‘lëmsh’ ambientin bavarez

Bayern Munich nuk po gjen trajner të ri, deklarata e fundit e Thomas Tuchel bën ‘lëmsh’ ambientin bavarez

Bundesliga
Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

La Liga
Kështu do të duket Juventusi me Motta si trajner dhe Modricin si ‘gjeneral’ të mesfushës

Kështu do të duket Juventusi me Motta si trajner dhe Modricin si ‘gjeneral’ të mesfushës

Serie A
Jurgen Klopp flet për herë të parë për përplasjen me Mohamed Salah

Jurgen Klopp flet për herë të parë për përplasjen me Mohamed Salah

Premier League
Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Ndërkombëtare
Courtois është kthyer nga lëndimi, Ancelotti tregon se kush do ta ruajë portën ndaj Bayern Munich

Courtois është kthyer nga lëndimi, Ancelotti tregon se kush do ta ruajë portën ndaj Bayern Munich

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori