LAJMI I FUNDIT:

Aztech bëhet rishitës i autorizuar i brendit Apple

Aztech bëhet rishitës i autorizuar i brendit Apple

Me rreth 15 vjet përvojë në tregun e elektronikës në Kosovë, Aztech po bën një hap të rëndësishëm, duke u bërë një shitës i autorizuar për pajisjet Apple.

Duke ofruar një gamë të gjerë të produkteve si iPhone, iPad, Mac, Apple Watch, AirPods dhe Aksesor Apple, ne po adresojmë një treg të rëndësishëm në Kosovë.

Për Aztech, kjo tregon besim dhe aftësi në menaxhimin e një brendi ndërkombëtar të njohur si Apple.

Ky është një lajm i mirë për të gjithë klientët tanë në Kosovë, si dhe për vetë tregun.

Klientët tanë kanë mundësinë e blerjës së produkteve të Apple nëpërmjet një  shitësi të besueshëm dhe të autorizuar.

Aztech tashmë ka 12 pikat të shitjes në të gjithë Kosovën, dhe kjo ju jep mundësin klientëve tanë për të provuar produktet e Apple, me një staf të trajnuar mirë, i cili do t’i ndihmojë në mënyrë profesionale me prezantimin dhe testimin e produkteve të Apple.

Për të festuar hapjen e dyqanit tonë të ri në qendrën tregtare Prishtina Mall, ne kemi organizuar një ngjarje të veçantë dhe emocionuese për të gjithë të interesuarit.

Kjo ngjarje do të jetë një mundësi e jashtëzakonshme që të ndjejnë dhe prekin produktet më të reja të Apple dhe të marrin pjesë në demonstrime të ndryshme të produkteve. Prezantimi do të ofrojë një përvojë të pasur për të gjithë pjesëmarrësit.

Aztech është bërë një nga kompanitë më të suksesshme në tregun e Kosovës, dhe si shitës i autorizuar për produktet Apple, do të jetë një tregues edhe më i madh i rritjes dhe zhvillimit. Kjo tregon gjithashtu se Aztech po merr hapa të rëndësishëm në tregun e teknologjisë.

Qëllimi ynë është të bëhemi një nga liderët në shitjen e pajisjeve të Apple në Kosovë.

Me autorizimin e shitjeve të pajisjeve të Apple dhe prezantimin e Aztech në Prishtina Mall, tregojmë angazhimin tonë për të ofruar produktet më të mira dhe më të sigurta për klientët tanë, duke mbajtur cilësinë dhe besueshmërinë në krye të listës së prioriteteve.

Artikull i sponzorizuar