LAJMI I FUNDIT:

Azemi: ZRrE duhet të marrë vendime, e jo të na tregojë kryeministri se është shtrenjtuar rryma

Azemi: ZRrE duhet të marrë vendime, e jo të na tregojë kryeministri se është shtrenjtuar rryma

Visar Azemi nga KOSID-it ka deklaruar në emisionin “Përballje” – prodhim i Telegrafit me gazetarin Muhamet Hajrullahu – se Qeveria Haradinaj ka marrë vendime që nuk i takojnë dhe se ka përzierje të kompetencave.

ZRrE duhet t’i kompensojë qytetarët që paguan rrymën që nuk e shpenzuan (Video)
Lexo po ashtu ZRrE duhet t’i kompensojë qytetarët që paguan rrymën që nuk e shpenzuan (Video)

“Është ZRRE që duhet ta marrë vendimin e jo të na tregojë kryeministri se është shtrenjtuar rryma”, thotë Azemi.


Ai ka vlerësuar se nuk ka kolaps të prodhimit të energjisë, porse ka kolaps të prodhimit vendor të energjisë. Kjo, sipas tij, nuk është problem i qytetarit sepse ata duan furnizim me rrymë.

“Marrëveshja e termocentralit të ri do ta thellojë krizën dhe do ta rris çmimin për 50 për qind. Për shkak të problemeve që ka sektori i energjisë, ne po ndërtojmë diçka që nuk është efeciente”, thotë Azemi.

Protestohet kundër rritjes së çmimit të rrymës
Lexo po ashtu Protestohet kundër rritjes së çmimit të rrymës

Ndryshe, një grup qytetarësh po u bëjnë thirrje qytetarëve që të mërkurën, nga ora 12:00, t’i bashkohen një proteste kundër rritjes së çmimit të energjisë elektrike. ‎Ata ftesën e kanë bërë nëpërmjet Facebookut, ku kanë shpjeguar se kjo protestë thirret nga një grup qytetarësh pa prapavijë partiake. /Telegrafi/