LAJMI I FUNDIT:

Azemi: Inspektorët e punës nuk po e kryejnë punën si duhet

Azemi: Inspektorët e punës nuk po e kryejnë punën si duhet

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi gjatë një intervistë për “Përballje ditore”, në Telegrafi ka thënë se duhet të vazhdohet bashkëpunimi më Inspektoratin e Punës në mënyrë që të përmirësohet gjendja e sigurisë dhe shëndetit të punëtorëve.

Azemi ka thënë se më herët ka qenë problem të përcjellët një deklaratë e punëtorit tek inspektorati dhe se tani gjërat kanë ndryshuar.


“Këtë vit vetëm 11 për qind të njerëzve të vdekur nga vendi i punës janë nga ndërtimtaria ka lëvizje pozitive. Përderisa më herët ka qenë problematike më përcjellë një deklaratë të punëtorit të inspektorati, si sindikate ka qenë problematike që të protokollohet një shkresë tani kemi një gjendje krejtësisht tjetër, ky kryeinspektor është i gatshëm të pranojë në çdo kohë deklaratat tona, është i gatshëm çdo herë të bashkëpunojë me neve pra situata ka ndryshuar. Megjithatë, unë kisha me inkurajuar kryeinspektoriatin që të vazhdojë të punojë inspektorët e punës në sektorin privat ende ekziston një njollë e zezë, nga mesazhet që kemi marrë ne nga punëtorët kërkohet që ne si sindikatë të ndërmarrim diçka sepse nëse kërkesa shkon tek inspektorët ata do të tërhiqen, duhet kohë e gjatë që punëtorët ta largojnë mllefin nga inspektorët sepse kanë pritur shumë. Ka pasur raste që inspektorët na kanë shantazhuar”, ka thënë ai.

Azemi ka thënë se nëse vazhdohet bashkëpunimi sindikatë-kryeinspektor-punëtorë atëherë do të ketë rezultate.

“Nëse vazhdohet kështu sindikatë kryeinspektor punëtor, atëherë do të ketë rezultatet. Por në të kaluarën kemi qenë shumë keq në mungesë të inspektorëve”, ka potencuar ai.

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi gjatë intervistës për “Përballje ditore” (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

Gjithashtu ai ka thënë se numri i inspektorëve duhet shtuar, teksa ka kritikuar inspektorat e tanishëm.

Leci: Kërkoj nga Qeveria e Kosovës që ta rris numrin e inspektorëve të punës
Lexo po ashtu Leci: Kërkoj nga Qeveria e Kosovës që ta rris numrin e inspektorëve të punës

“Unë pajtohem që është numër i vogël i inspektorëve dhe që duhet shtuar numri, mirëpo edhe këta që janë po ta kryenin punën siç duhet mendoj se gjendja do të ishte pak më ndryshe”, ka deklaruar ai.

Azemi ka thënë se shpreson që të bëhen ndryshime në vitin 2020.

 “Ky debat është prodhuar me përkrahjen e Bashkimit Europian. Përmbajtja e këtij botimi është përgjegjësi e Qendrës për Politika dhe Avokim dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet si qëndrim i Bashkimit Europian ose BIRN-it dhe AGK- së. /Telegrafi/