LAJMI I FUNDIT:

Avramovska: Me përfshirjen e popujve të tjerë në Kushtetutë nuk rrezikohet identiteti maqedonas

Avramovska: Me përfshirjen e popujve të tjerë në Kushtetutë nuk rrezikohet identiteti maqedonas

Zv. ministrja e Drejtësisë, Viktorija Madiq-Avramovska thotë se përfshirja e popujve të tjerë në Preambulën e Kushtetutës nuk do të rrezikojë identitetin e popullit maqedonas, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Më vjen keq që opozita nuk pranoi të marrë pjesë në grupin e punës për ndryshimet kushtetuese. Propozues i ndryshimeve kushtetuese është Qeveria. Që teksti të vijë në Kuvend, dikush duhet ta përgatisë, t’ia japë Qeverisë dhe pastaj t’ia propozojë Kuvendit”, theksoi Avramovska Madiq.


Zv. ministrja i Drejtësisë për “Sitel”, duke iu referuar grupit të punës, tregoi se pritet që së shpejti të kompletohet me ekspertë dhe të përcaktohet mënyra dhe metodologjia e punës.

“Nëse Kuvendi vendos që ka nevojë për hapjen e Kushtetutës, pra janë 80 deputetë, procedura për ndryshime kushtetuese do të vazhdojë në Komisionin për Çështje Kushtetuese. Do t’ia lëmë grupit punues të deklarojë se çfarë mendojnë se duhet të përfshihet në amendamentet”, tha Avramovska./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori