Ish-nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radoiçiq, i cili mori përgjegjësinë për sulmin terrorist në fshatin Banjskë më 24 shtator, kur u vranë një pjesëtar i Policisë së Kosovës dhe tre anëtarë të grupit terrorist, ka dhënë deklaratë në ministrinë e Brendshme të Serbisë e avokati i tij Goran Petronijeviq pretendon se ai ndoshta mund të mbahet përgjegjës për posedimin e armëve.
Megjithatë, ekspertët ligjorë me të cilët në Serbi mendojnë ndryshe.
Avokati Ivan Niniq i tha Danas se para se prokurori të fillojë të merret me Radoiçiqin, duket se fillimisht duhet të konsultohet me Vuçiqin nëse do të respektojë Kushtetutën e Serbisë apo marrëveshjen e Brukselit, transmeton Telegrafi.
“Nëse ende e konsiderojmë Kosovën pjesë të territorit tonë, atëherë veprimet prokuroriale në procedurën parapenale duhet të mbulojnë një shtrirje shumë më të gjerë sesa armëmbajtja pa leje. Mendoj se çështja parësore këtu është vdekja e katër personave dhe plagosja e disa qytetarëve tanë, e më pas posedimi dhe mbajtja e armëve pa leje”, theksoi Niniq.
Ai shton se nëse “teza e shtetit tonë dhe e prokurorisë është se marrëveshja e Brukselit është mbi Kushtetutën e Serbisë dhe se ne nuk kemi juridiksion në territorin e Kosovës|, atëherë Radoiçiq mund të akuzohet vetëm për armëmbajtje.
“Nuk do të habitesha nëse Vuçiq do të provonte një ndërmjetësim të tillë dhe do ta detyronte Radoiçiqin të lidhë një marrëveshje për pranimin e fajësisë me prokurorinë. Kjo do të thotë se ai duhet të dërgohet menjëherë në burg dhe të përpiqet ta shpëtojë, të paktën përkohësisht. Megjithatë, nuk jam i sigurt se një skenar i tillë do të jetë i pranueshëm për bashkësinë ndërkombëtare përderisa Serbia e bllokon hyrjen e Kosovës në institucionet ndërkombëtare”, shtoi Niniq.
Sipas tij, “kur ti mbron kriminelët, ka çmimin e vet që duhet paguar në fund, dhe ne do ta paguajmë si komb”.
“Për ta shpëtuar Radoiçiqin, Vuçiq ende duhet të dorëzojë diçka konkrete në perëndim dhe në Prishtinë, dhe e pa se si ia kishte kaluar Boris Tadiq me Karaxhiqin dhe Mlladiqin dikur”, thotë Niniq.
Avokati Çedomir Stojkoviq thotë se Goran Petronijeviq nuk e thotë të vërtetën dhe se Milan Radoiçiq është qartazi autor i veprës së armëmbajtjes pa leje dhe lëndëve shpërthyese.
“Në videon e publikuar nga mediat kosovare, shihet qartë se ai mban në dorë një pushkë automatike që civilët nuk lejohen ta mbajnë dhe as ta posedojnë. Sipas nenit 348, paragrafi 4, dënimi për atë vepër penale është prej dy deri në 12 vjet burgim. Po ashtu, sipas nenit 391 të Kodit Penal të Republikës së Serbisë, ky lloj organizimi i një formacioni paraushtarak me armë të rënda konsiderohet terrorizëm, i cili dënohet me burgim nga pesë deri në 15 vjet”, thekson Stojkoviq.
Sipas tij, nuk ka dyshim se sipas ligjeve të Serbisë, ky formacion i armatosur përfaqëson organizatë terroriste, sepse çdo formacion i armatosur që nuk është pjesë e ushtrisë apo policisë serbe, me armë kaq të mëdha dhe të rënda, është terrorist.
Gjithashtu, është e qartë se gjatë aksionit të atij grupi është vrarë një polic i Kosovës dhe sipas nenit 114 paragrafi 1 pika 7, kjo përbën vrasje të rëndë, e cila dënohet me të paktën 10 vjet burgim ose me dënim maksimal me burgim të përjetshëm.
“Organizatori i grupit, nxitësi dhe ndihmësi dënohen njësoj si autori i menjëhershëm”, theksoi Stojkoviq.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Të paktën 30 persona kanë vdekur duke e kaluar lumin që e ndan Ukrainën me dy shtete tjera evropiane për ta shmangur rekrutimin
Kryeministri sllovak mbetet në gjendje të rëndë, ndërsa i dyshuari për atentatin ndaj tij paraqitet në gjykatë
Arrihet pajtueshmëri për tekstin përfundimtar të rezolutës për Srebrenicën
Arrihet pajtueshmëri për tekstin përfundimtar të rezolutës për Srebrenicën
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë
Infermierja zbulon se çfarë tingulli rrëqethës lëshojnë njerëzit 24 orë para vdekjes
Si një luaneshë, nëna kolumbiane i dha një goditje 'fluturuese' hajdutit për ta mbrojtur djalin e saj
Ukraina realizon një nga sulmet më të mëdha me dronë brenda Rusisë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute
Demografia evropiane - cili shtet ka natalitetin më të lartë dhe ku qëndron Kosova?
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre
“Vuçiq paguan paraprakisht në rast të fitores së Trumpit”, mediat botërore shkruajnë se si dhëndrit të ish-presidentit amerikan iu shit ndërtesa e Shtabit të Ushtrisë Serbe
Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore