LAJMI I FUNDIT:

Aventura e parë jashtë Zvicrës, pritja e ngrohtë në Bullgari dhe hapi i ardhshëm në ndonjë ligë më të fortë – Dakaj rrëfehet për aventurën te Cherno More

Aventura e parë jashtë Zvicrës, pritja e ngrohtë në Bullgari dhe hapi i ardhshëm në ndonjë ligë më të fortë – Dakaj rrëfehet për aventurën te Cherno More

Arlind Dakaj ka filluar një aventurë të re në karrierën e tij dhe atë jashtë Zvicrës ku u rrit dhe debutoi në futbollin profesionist.

Pasi kishte kaluar të gjitha kategoritë te Zurichu dhe pastaj te ekipi i parë i Winterthur, Dakaj vendosi të transferohet në Bullgari ku mori ofertë nga skuadra Cherno More.


21-vjeçari iu bashka skuadrës bullgare në afatin kalimtar të janarit, derisa gradualisht po merr vendin e titullarit te skuadra bardhekaltër.

Në një intervistë për Telegrafin, mesfushori qendror tregon për aventurën bullgare, pritjen që i është bërë në klub dhe objektivat që ka.

“Pritja që më është bërë ka qenë fantastike, si nga trajneri, futbollistët dhe drejtuesit e klubit. Klubi është shumë profesionist dhe gjithçka është e përkryer në këtë fillim”, u shpreh Dakaj për Telegrafin.

“Kushtet janë shumë të mira si për punë ashtu edhe të kontratës dhe jam shumë i kënaqur”.

Ai nuk e kishte menduar se një ditë do të luante në futbollin bullgar, pasi nuk kishte edhe njohur për kampionatin në fjalë.

“Nuk më ka shkuar në mendje se një ditë do të luaja në Bullgari. Nuk e kam përcjellë kurrë kampionatin dhe kam njohur vetëm klubet që zakonisht kanë luajtur në garat evropiane”.

“Megjithatë jam befasuar për të mirë, pasi është një kampionat shumë i fortë ku krejt klubet janë mirë të organizuara dhe konkurrenca është shumë e madhe”, vazhdon tutje Dakaj.

Dakaj deri më tani ka luajtur në gjashtë ndeshje, pesë në kampionat dhe një tjetër në Kupën e Bullgarisë.

“Të them të drejtën nuk kam luajtur sa kam pritur, por gradualisht po fitoj besimin. Në dy ndeshje ku kam startuar kemi fituar dhe kjo është e rëndësishme për t’i dhënë një sinjal trajnerit, i cili më ka thënë se ka besim në mua dhe gradualisht po më bën pjesë të formacionit”, tha Dakaj.

“Gjithsesi situata është më mirë se që kam qenë muajt e fundit te Winterthur dhe po pres rastin që të luaj edhe më shumë, pasi në ato ndeshje ku kam luajtur kanë mbetur të gjithë të kënaqur me paraqitjen time”.

Objektivat e tij personale janë që të luaj sa më shumë, derisa klubi synon daljen në arenën evropiane dhe të fitoj Kupën e Bullgarisë, ku janë në gjysmëfinale.

“Shpresoj që të luaj sa më shumë pasi ky është objektivi im personal dhe mos të kem ndonjë lëndim. Ndërkohë sa i përket klubit jemi në rrugë të mirë për të zënë njërën nga pozitat tre ose katër në kampionat, por edhe duam ta fitojmë Kupën e Bullgarisë ku jemi në gjysmëfinale”, vazhdon tutje Dakaj.

Ish-anëtari i Winterthur dhe Zurich thotë se e sheh kampionatin bullgar si një trampolinë për të ardhmen e tij.

“Klubi më ka bërë të qartë se dëshiron që të më shes në të ardhmen pasi jam i ri dhe synojnë të fitojnë nga largimi im. Nga ana tjetër edhe qëllimi im është që të largohem një ditë për një kampionat më të madh”, u shpreh mesfushori kosovar.

View this post on Instagram

A post shared by Dakaj Arlind (@arlinddakaj)

Arlindi është i lindur dhe rritur në Zvicër, por ëndrra e tij e madhe është që një ditë ta vesh fanellën e Kosovës.

“Natyrisht që ëndrra e çdo futbollisti është ta përfaqësoj vendin e tij. Unë jam i ri dhe do të punojë shumë që një ditë ta vesh fanellën e Kosovës për ta bërë këtë ëndërr realitet”, u shpreh Dakaj. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Carlo Ancelotti tregon momentin më vendimtar në garën për titull në La Liga këtë sezon

Carlo Ancelotti tregon momentin më vendimtar në garën për titull në La Liga këtë sezon

La Liga
I refuzoi Xabi Alonso, Bayerni identifikon trajnerin e njohur spanjoll si pasues të Tuchelit

I refuzoi Xabi Alonso, Bayerni identifikon trajnerin e njohur spanjoll si pasues të Tuchelit

Bundesliga
Lufta e radhës në La Liga është ajo për “Pichichin” – me katër ndeshje të mbetura pesë lojtarë në garë

Lufta e radhës në La Liga është ajo për “Pichichin” – me katër ndeshje të mbetura pesë lojtarë në garë

La Liga
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

La Liga
Ronaldo vazhdon të dhurojë magji në fushë, shënon het-trik në fitoren e thellë të Al Nassr

Ronaldo vazhdon të dhurojë magji në fushë, shënon het-trik në fitoren e thellë të Al Nassr

Ligat tjera
Modric dhe Nacho në librat e historisë së Real Madridit, kroati theu edhe një tjetër rekord

Modric dhe Nacho në librat e historisë së Real Madridit, kroati theu edhe një tjetër rekord

La Liga
Kalo në kategori