0Shares

Lojtari i Schalke 04 dhe i Përfaqësues së Kosovës, Donis Avdijaj, mund të përfundojë në Holandë.

Gjatë verës drejtori sportiv i klubit gjerman, Christian Heidel, kishte thënë se do të mundohen ta gjejnë një zgjidhje për lojtari, që dikur kishte klauzolë prej 50 milioën eurove.

Duket se Schalke i ka gjetur një zgjedhje për përkohshme lojtarit.

Avdijaj është në klub që nga viti 2013, ndërsa ishte edhe te Sturm Graz në Austri.

Lajmet e fundit që vijnë nga Holanda bëjnë me dije se lojtari është në klubin e Rodas dhe atë në prova.

Lojtari ka kontratë me klubin deri në vitin 2019 dhe transferimi në Holandë mund ta ndihmojë që të këndellet.

Lojtari është pjesë e Përfaqësues së Kosovës dhe është paraqitur në disa ndeshje.

Roda është në vendin e parafundit me vetëm 11 pikë në Holandë. /Telegrafi/  

Të Ngjajshme
Shfaq Komentet (0)