Avdijaj shënon në fitoren e thellë të Schalkes

Sulmuesi i ri shqiptar Donis Avdijaj u regjistrua në listën e golashënuesve duke realizuar pikërisht golin e fundit (84’).
Eric Maxim Choupo-Moting, Tranquillo Barnetta, Marco Hoeger dhe Max Meye shënuan nga dy gola. Ndërsa Chinedu Obasi dhe Sead Kolasinac i shënuan dy golat e mbetur për Schalken. Golin e nderit për Rosenheimin e realizoi Emre Aykac.
Këtë edicion do ta kemi kënaqësinë të shohim edhe një futbollist kosovar në Bundesligan gjermane. Avdijaj shihet si lojtar shumë premtues dhe është ftuar në ekipin e parë të Schalkes.
Sulmuesi kosovar është ftuar nga trajneri Jens Keller për t’i sfiduar sulmuesit Jan Klaas Huuntelaar dhe Jeferson Farfan. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
23/07/2014
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Kampionati Botëror 2026
Jobs
Real Estate














































