LAJMI I FUNDIT:

Avdijaj shënon gol të bukur në barazimin e Willem II ndaj Sittardit

Avdijaj shënon gol të bukur në barazimin e Willem II ndaj Sittardit

Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës, Donis Avdijaj ka gjetur golin gjatë pasdites së sotme (e shtunë) ndaj Sittardit.

Skuadra e Avdijajt, Willem II ka barazuar në udhëtim te Sittardi me rezultat 4-4.


Ky barazim erdhi në ndeshjen e vlefshme për javën e gjashtë në Eredivisien Holandeze.

Gianlucadimarzio: Të gjithë njerëzit e Kosovës, njerëzit e presidentit Fadil Vokrri
Lexo po ashtu Gianlucadimarzio: Të gjithë njerëzit e Kosovës, njerëzit e presidentit Fadil Vokrri

Në këtë ndeshje, shenj la edhe sulmuesi i Kosovës, Avdijaj, i cili gjeti golin në minutën e 46-të të takimit.

Festa e Avdijajt pas golit të dytë (Foto: Football 24/7)

Avdijaj shënoi për epërsinë 2-3 të Willemit pas asitimit të Dan Croëleyt.

Ky ishte goli i tretë i Avdijajt në këtë sezon në kampionatin elitar holandez.

Avdijaj shkëlqen në fitoren e thellë të Willem II, shënon dy gola për tre minuta ndaj Heraclesit
Lexo po ashtu Avdijaj shkëlqen në fitoren e thellë të Willem II, shënon dy gola për tre minuta ndaj Heraclesit

Pas javës së gjashtë, Willemi renditet në pozitën e tetë me tetë pikë.

Golin e Avdijajt mund ta përcillni në videon e mëposhtme nga minuta 2:50. /Telegrafi/