LAJMI I FUNDIT:

Ava Max do të sjellë me klip këngën e saj shumë të pëlqyer “My head and my heart”

Ava Max do të sjellë me klip këngën e saj shumë të pëlqyer “My head and my heart”
Foto: Ava Max/Instagram

Artistja shqiptare me famë ndërkombëtare, Ava Max, po e shijon ende suksesi ne albumit të saj debutues “Heaven and Hell”.

Albumi i publikuar në shtator të vitit të kaluar është renditur albumi i tretë me i dëgjuar i vitit në Spotify nga një artiste femër, dhe ka plot 16 këngë brenda tij.


Njëra ndër këngët më të suksesshme dhe të pëlqyera të albumit titullohet “My Head and my heart”, dhe është publikuar vetëm në versionin audio me tekst në YouTube.

26-vjeçarja mesa duket ka menduar edhe për realizimin e klipit të kësaj kënge, me të parë që ajo është pëlqyer dhe klikuar shumë nhë YouTube edhe vetëm në versionin audio.

Ajo publikoi në Instagram një pamje të versionin tekstual të këngës, të cilën e shoqëroi me mbishkrimin: “Kush dëshiron një klip për ‘My head and My heart’”.

View this post on Instagram

A post shared by AVA MAX (@avamax)

Kjo u pa nga fansat si një paralajmërim që shumë shpejt do të kemi një klip për këtë këngë, e cila deri më tash është klikuar në YouTube mbi 5.7 milionë herë.

Ava Max intervistë ekskluzive për Telegrafin: Krenohem që jam shqiptare, ju premtoj se shumë shpejt do të vij në Shqipëri
Lexo po ashtu Ava Max intervistë ekskluzive për Telegrafin: Krenohem që jam shqiptare, ju premtoj se shumë shpejt do të vij në Shqipëri

Ava Max përndryshe në një intervistë ekskluzive për Telegrafin në fillim të këtij viti, kishte folur për suksesin që albumi “Heaven and Hell” ka shënuar në përgjithësi.

“’Heaven & Hell’ është një album rreth dualitetit. Bëhet fjalë për tensionin mes së mirës dhe të keqes, së drejtës dhe së gabuarës, mes po-së dhe jo-së. Unë mendoj se të gjithë e ndiejmë atë tension çdo ditë në mënyrën se si veprojmë, atë që themi dhe veprimet që zgjedhim – është një nga ballafaqimet më të mëdha të jetës. Më pëlqen ta ekspozoj atë përmes muzikës time – dhe ju mund ta shihni atë në shumë tituj si: “Sweet but Psycho” apo “Kings and Queens”. Unë dua që muzika ime të jetë himnike dhe fuqizuese dhe kjo është ajo çfarë ka ky album. Unë dua që njerëzit të vallëzojnë. Unë dua që njerëzit të ndjehen të fortë sikur të mund të marrin ëndrrat e tyre në dorë. Kjo është ajo që unë vendos në muzikën time”, ka thënë ajo. /Telegrafi/

View this post on Instagram

A post shared by AVA MAX (@avamax)

Në trend Magazina

Më shumë
Françeska eliminohet nga BBVA - pesë banorët e mbetur janë zyrtarisht në finale

Françeska eliminohet nga BBVA - pesë banorët e mbetur janë zyrtarisht në finale

Magazina
Robert Berisha: Xhensila duhet ditë e natë t'i falënderohet Bes Kallakut për famën që ka, sepse ka qenë vajzë që s'e ka njohur askush

Robert Berisha: Xhensila duhet ditë e natë t'i falënderohet Bes Kallakut për famën që ka, sepse ka qenë vajzë që s'e ka njohur askush

Magazina
Edhe Meritoni në finale - për herë të parë një banor nga Kosova, finalist në Big Brother VIP Albania

Edhe Meritoni në finale - për herë të parë një banor nga Kosova, finalist në Big Brother VIP Albania

Magazina
Blero përlotet pasi dëgjon zërin e Afronës në studio, e pranon publikisht: Më kanë tradhtuar

Blero përlotet pasi dëgjon zërin e Afronës në studio, e pranon publikisht: Më kanë tradhtuar

Magazina

"Edhe një prime i mbetur", Lori dhe Sara Hoxha pozojnë me Ledionin në studion e Big Brother VIP Albania

Magazina
Luiz Ejlli dhe Ghetto Geasy sjellin bashkëpunimin e shumëpritur “Ding Ding”

Luiz Ejlli dhe Ghetto Geasy sjellin bashkëpunimin e shumëpritur “Ding Ding”

Magazina
Kalo në kategori