LAJMI I FUNDIT:

Ava Max rrëfen historinë e familjes së saj – kohën në Francë pas shpërnguljes nga Shqipëria

Ava Max rrëfen historinë e familjes së saj – kohën në Francë pas shpërnguljes nga Shqipëria
Ava Max (Foto: Instagram)

Ajo është një nga yjet shqiptare që po vazhdon të pëlqehet mjaft shumë në tregun ndërkombëtar.

Fjala është për këngëtaren Ava Max, e cila së fundmi ka dhënë një intervistë për Spout Podcast ku ka folur më në detaje për historinë e familjes së saj.


Krijuesja e hitit “So Am I” ka treguar se vëllai i saj kishte lindur në Shqipëri dhe bashkë me prindërit u larguan për në Francë në periudhën e komunizmit.

View this post on Instagram

A post shared by AVA MAX (@avamax)

”Ata qëndruan në Francë për një vit, ishte qesharake, vëllai im filloi të flasë frëngjisht dhe unë gati do të kisha lindur në Paris, do të thotë se kishte mundësi që unë të isha një bebe franceze. Kjo do të ishte e mirë pasi do të haja kroasant që nga lindja. Por, babai im donte të vinte këtu në SHBA. Dhe kështu unë jam lindur në Wisconsin”.

Dy shqiptaret e famshme Rita Ora dhe Ava Max performuan në amFAR - fondacionin humanitar për hulumtimet e AIDS
Lexo po ashtu Dy shqiptaret e famshme Rita Ora dhe Ava Max performuan në amFAR - fondacionin humanitar për hulumtimet e AIDS

“Ata dinin vetëm shqip kur linda, kështu që unë fillimisht dija vetëm shqip. Kur shkova në kopsht, nuk dija anglisht. Ndoshta vetëm përshëndetje. Unë kisha një mësues që ka punuar me mua deri në klasë të tetë me orë shtesë për ta mësuar anglishten”, deklaroi më tej Ava në intervistën e Spout Podcast të Apple Music.

View this post on Instagram

A post shared by AVA MAX (@avamax)

Amanda Koci (emri i vërtetë) po korrë suksese të mëdha në muzikë, marrë parasysh që çdo projekt që sjellë renditet ndër më të dëgjuarit në platformat muzikore.

Pak javë më parë, “My head and my heart” u rendit e para në botë në iTunes. /Telegrafi/ 

Në trend Magazina

Më shumë
Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Magazina

"Nuk kanë pasur kurrë vajzë të bukur nga Kosova", një video e Rita Orës po bën xhiron në internet

Magazina
Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Magazina
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
Vesa Luma tregon se u bë ajo

Vesa Luma tregon se u bë ajo "sebep" i njohjes së çiftit Diola Dosti dhe Erolld Belegu

Magazina
Kalo në kategori