LAJMI I FUNDIT:

Autobusi godet një person në Ferizaj

Autobusi godet një person në Ferizaj
Foto: Ilustrim

Një person ka pësuar lëndime trupore shkaku i goditjes nga autobusi.

Rasti ka ndodhur në Ferizaj dje rreth orës 17:30, ka bërë të ditur policia.

“Ka ndodhur një aksident trafiku ku të përfshirë ishin një autobus me ngasës mashkull kosovar dhe një këmbësor mashkull kosovar.

Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar këmbësori i cili është dërguar në QKUK për tretman mjekësor”, thuhet në raportin e policisë. /Telegrafi/