LAJMI I FUNDIT:

Austria ndihmon Kryqin e Kuq të Maqedonisë me 500 mijë euro ndihma

Austria ndihmon Kryqin e Kuq të Maqedonisë me 500 mijë euro ndihma

Kanë vazhduar ndihmat e shteteve mike të Maqedonisë për zonat e prekura nga vërshimet në Shkup, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Këtë herë Austria e ka hapur kuletën për Maqedoninë duke ndarë 500 mijë euro. Këtë vendim e ka njoftuar Ministri i Punëve të jashtme të Austrisë Sebastian Kurz duke thënë ”Nënkuptohet se Austria si partner i ndihmon Maqedonisë. Nuk guxojmë që t`i lëmë njerëzit në baltë pas kësaj fatkeqësie” shkruan Sebastian Kurz./Telegrafi/