LAJMI I FUNDIT:

Austria ndalon grumbullimin e më shumë se pesë personave nga frika e përhapjes së coronavirusit

Austria ndalon grumbullimin e më shumë se pesë personave nga frika e përhapjes së coronavirusit

Qeveria austriake po kufizon lëvizjen e njerëzve, në mbarë shtetin.

Kancelari Sebastian Kurz, ka thënë sot se janë jenë vetëm tri arsye, që njerëzit mund të largohen nga shtëpia: puna kryesore, blerja e gjërave esenciale si ushqimi dhe ndihma ndaj njerëzve të tjerë, transmeton Telegrafi.


Njerëzit duhet të dalin vet, apo “vetëm me njerëzit me të cilët banojnë në të njëjtën shtëpi”.

Komente të Kurz, vijnë menjëherë pasi guvernatori i provincës së Tyrolit, njoftoi për bllokimin e rajonit alpin.

Me tetë milionë banorë, Austria numëron rreth 800 raste të personave të sëmurë me coronavirus.

Tyrol, që është një rajon alpin i njohur për skiatorët, kufizohet me veriun e Italisë dhe është një nga zonat më të goditura në Austria, ku tashmë është ndërprerë jeta publike.

Gjithnjë e më shumë shtete, po marrin masa kufitare dhe po kufizojnë lëvizjet në përpjekje për të parandaluar përhapjen e virusit.

Norvegjia ka vendosur të mbyllë aeroportet dhe portet, ndërsa qeveria e Sllovenisë ka vendosur ta bllokojë transportin publik. /Telegrafi/