LAJMI I FUNDIT:

Australia krijon ligjin për të ndaluar Rusinë të ndërtojë ambasadë të re pranë Parlamentit

Australia krijon ligjin për të ndaluar Rusinë të ndërtojë ambasadë të re pranë Parlamentit

Parlamenti i Australisë miratoi legjislacionin të enjten për të parandaluar Rusinë të ndërtojë një ambasadë të re pranë Parlamentit.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, vendimi ka ardhur duke përmendur kërcënimet e spiunazhit dhe ndërhyrjes politike, ndërsa tensionet rriten midis Moskës dhe një mbështetësi të madh të Ukrainës.


Kryeministri Anthony Albanese tha se “Qeveria ka marrë këshilla shumë të qarta sigurie në lidhje me rrezikun e paraqitur nga një prani e re ruse aq afër Parlamentit”.

Albanese tha se qeveria e Australisë dënon “pushtimin e paligjshëm dhe imoral të Ukrainës nga Rusia”.

Australia është një nga ofruesit më bujarë të pajisjeve ushtarake, trajnimit dhe ndihmës për Ukrainën nga çdo vend jashtë NATO-s dhe ka përshkallëzuar sanksionet kundër Rusisë që nga fillimi i luftës në shkurt 2022. /Telegrafi/