LAJMI I FUNDIT:

Australi, zogjtë përplasen në aeroplan, shkaktojnë panik te udhëtarët

Australi, zogjtë përplasen në aeroplan, shkaktojnë panik te udhëtarët

Pasagjerët në një aeroplan të nisur nga Australia drejt Kuala Lumpurit kanë përjetuar momente paniku në bord. Shkak ishte përplasja e shpendëve në aeroplan, duke i shkaktuar dridhje aeroplanit.

Telashet e fluturimit “D7 207” të “AirAsia X”, i cili transportonte 359 vetë, nisën pak pas ngritjes në ajër nga Bregu i Artë.


Pasagjerët thonë se nisën të dëgjonin zhurma të forta e panë shkëndija të dilnin nga njëri prej motorëve. Fatmirësisht, mjeti arriti të kthehej mbrapsht e të ulej në Brisbane një orë më vonë, raporton KP.  Reagimi i shpejtë i pilotit dhe pjesëtarëve të tjerë të ekuipazhit është lavdëruar nga drejtuesit e linjës ajrore.

Javën që shkoi, një tjetër avion i “AirAsia X” u shtrëngua të kthehej mbrapsht në Perth pas një problemi në motor, që e kishte bërë mjetin fluturues të shkundej dhunshëm si “të ishte një lavatriçe”.