eksperti-banner

Aurora Rrusa dhe Kushtrim Kelani kanë trazuar rrjetin me një postim të fundit në Instagram.

Dyshja publikoi disa fotografi duke pozuar pranë njëri-tjetrit, në atë që shumë ndjekës e interpretuan si një konfirmim të mundshëm të lidhjes së tyre.


Në njërën prej fotografive, ata shfaqen para kamerës, ndërsa Kushtrimi e ka vendosur dorën në belin e Aurorës.


Të dy dukeshin shumë të afërt, duke lënë të kuptohet se mes tyre mund të ketë nisur një romancë.

Pas publikimit të fotografive, rrjetet sociale u mbushën me komente të shumta nga ndjekësit, por edhe nga ish-banorë të Big Brother VIP Kosova.

Aurora dhe Kushtrimi ishin pjesë e edicionit të sivjetmë të këtij formati televiziv.