LAJMI I FUNDIT:

Ato janë më të kërkuarat në Britani, u ofrojnë pagë dyfish më të lartë – vetura të shtrenjta e vila për shfrytëzim

Ato janë më të kërkuarat në Britani, u ofrojnë pagë dyfish më të lartë – vetura të shtrenjta e vila për shfrytëzim

Pandemia dhe Brexiti goditën rëndë Britaninë e Madhe, kur është fjala për dado. Në fakt, Britania e Madhe, vendi më me traditë sa i përket dadove që kujdesen për fëmijët, tani po ballafaqohet me mungesën e tyre – sa që familjet e të pasurve po bëjnë të pamundurën që t’i angazhojnë edhe ato pak që kanë mbetur në këtë vend – duke u ofruar benefite tjera përpos pagës së majme.

Themeluesja e agjencisë së dadove Polo and Tweed, Lucy Challenger, thotë se situata ka dalë nga kontrolli, sa që disa dadove po u ofrohen paga shumë të majme, mundësi të shfrytëzimit të vilave e në një rast edhe apartament me të gjitha shpenzimet e hequra, transmeton Telegrafi.

“Lufta për dadot po bëhet çdo herë e më e ashpër. Kam dëgjuar për një rast të një familje që erdhi për darkë te miqtë e tyre. Aty vërejtën një dado të mirë, të cilës ia morën numrin e telefonit dhe i ofruan pagë vjetore prej 70 mijë funteve si dhe bonus një veturë luksoze Range Rover”, tha ajo.

Paga mesatare në Britani të Madhe gjatë vitit të kaluar sillej rreth 31 mijë funte, që do të thotë që dados i është ofruar dyfishi për shërbimet e saj.

Për dadot qarkullojnë një sërë thashethemesh. Thuhet se njërës i është ofruar rritje page prej 25 mijë funte dhe një Mini Cooper elektrik.

“Kurrë më mirë nuk ka qenë sesa tani të jesh dado”, thotë Challenger.

Kjo mungesë e dadove është shkaktuar edhe nga kombinimi – Brexitit e pandemisë. Një pjesë e madhe e dadove më herët kanë ardhur nga vendet e tjera, por për shkak të kufizimeve pandemike dhe daljes së Britanisë nga BE-ja, ato po kanë vështirësi të futen në këtë vend.

Shumë dado nga vendet e tjera evropiane janë kthyer nëpër shtëpi me shpërthimin e pandemisë së coronavirusit, dhe kanë humbur statusin dhe lejen e punës në Britani të Madhe.

E britanikët shpresonin se do t’i shpëtojë fuqia punëtore nga Australia dhe Zelanda e Re, por atje ishin në fuqi masat e rrepta anti-COVID.

Në një moment situata ishte në një farë mase e përballueshme, pasi punohej nga shtëpia, por pas heqjes së masave disa muaj më parë, janë rritur kërkesat për dadot e kualifikuara. Janë rritur për 30 për qind ofertat për të gjetur një dado të kualifikuar.

“Jemi dëshmitarë sesi familje të caktuara po u ofrojnë dadove përveç pagave të majme edhe vetura, pushime jashtë vendit”, tha themeluesi i portalit Childcare, Richard Convey.

Kjo vetëm sa i vë benzinë zjarrit në “luftën për dado”. Ato familje më të hyra më të vogla kanë përdorur programin e shkëmbimit kulturor, kështu studentët nga 18 deri në 26-vjeç nga vendet e tjera u kanë ofruar akomodim dhe para për nevoja personale – që pas Brexitit një gjë e tillë është bërë e pamundur.

Për shkak të kërkesave dhe benefiteve, çdo herë e më shumë të rinjtë po tentojnë të merren me këtë punë, pavarësisht nëse kanë përvojë në rritjen dhe kujdesin e fëmijëve.

Për t’u kujdesur për disa orë në javë për fëmijët, dadot fitonin afro 100 funte, e sot kjo shumë sillet deri në 350 funte me bonuse si anëtarësimi në palestra fitnesi e shpenzimet e auto-shkollës.

Një familje e pasur e ka lejuar dadon që çdo muaj të përdor pa pagesë vilën e tyre, derisa një familje tjetër i ka ofruar trajtime estetike pa pagesë.

Dadot me më shumë përvojë në tregun e punës fitojnë deri në 100 mijë funte në vit, pretendon Natasha Earl, drejtoreshë e agjencisë Barlington Nannies.

Ajo paralajmëron që kjo do të mund të çojë në atë që mësuesit dhe arsimtarët të braktisin vendet e tyre të punës nga të cilët fitojnë shumë më pak, dhe të fillojnë të kujdesen për fëmijë.

Në anën tjetër, Chalenger thekson se puna e dados është një punë me shumë përgjegjësi dhe se ekzistojnë pak gjasa që mësimdhënësit të braktisin profesionin për t’u bërë dado.

“Nuk kanë pushim vjetor, festa apo vikend. Puna për familjet e pasura është shumë e rëndësishme, nuk guxoni t’i shkyçni telefonat dhe kurrë nuk e dini se kur do t’ju telefonojnë që të futeni në aeroplanin e tyre privat dhe të udhëtoni diku që të kujdeseni për fëmijët e tyre”, shtoi ajo. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
I kishin vendosur për ukrainasit, e pësuan vetë – rusët hidhen në erë nga minat që bashkëluftëtarët e tyre i kishin montuar për ushtarët e Kievit

I kishin vendosur për ukrainasit, e pësuan vetë – rusët hidhen në erë nga minat që bashkëluftëtarët e tyre i kishin montuar për ushtarët e Kievit

Evropa
Ukrainasja bëhet simbol i rezistencës, pavarësisht se rusët ia bombarduan lokalin në Kiev – ajo vazhdon të shërbejë kafe

Ukrainasja bëhet simbol i rezistencës, pavarësisht se rusët ia bombarduan lokalin në Kiev – ajo vazhdon të shërbejë kafe

Evropa
Ukrainasit shkatërrojnë me dron kamikaz autoblindën e rrallë ruse, që për herë të parë u përdor në katastrofën bërthamore të Çernobilit

Ukrainasit shkatërrojnë me dron kamikaz autoblindën e rrallë ruse, që për herë të parë u përdor në katastrofën bërthamore të Çernobilit

Evropa
Xhakarta më nuk do të jetë kryeqyteti i Indonezisë

Xhakarta më nuk do të jetë kryeqyteti i Indonezisë

Azia
Scholz: Paqja në Ukrainë është e mundur në çdo moment, vetëm Putin le t’i tërheq trupat

Scholz: Paqja në Ukrainë është e mundur në çdo moment, vetëm Putin le t’i tërheq trupat

Evropa
Mbështetësit e PKK-së kurde sulmojnë punonjësit e aeroportit në Paris – tentuan të parandalojnë ekstradimin e anëtarit të PKK-së në Turqi

Mbështetësit e PKK-së kurde sulmojnë punonjësit e aeroportit në Paris – tentuan të parandalojnë ekstradimin e anëtarit të PKK-së në Turqi

Evropa
Kalo në kategori