LAJMI I FUNDIT:

“Ato bazohen në marketing, para dhe reklama” – Rodri kritikon ashpër çmimin e Topit të Artë

“Ato bazohen në marketing, para dhe reklama” – Rodri kritikon ashpër çmimin e Topit të Artë

Ylli i Manchester Cityt, Rodri, ka thënë se nuk ishte befasuar kur ka mbetur jashtë listës së top treshes gjatë ndarjes së çmimit të Topit të Artë, duke thënë se ky çmim i jep prioritet ‘parave dhe reklamave’.

Ishte argjentinasi Lionel Messi ai i cili e fitoi këtë çmim për herë të tetë rekord në karrierën e tij në tetor të vitit të kaluar, duke mposhtur konkurrencën e Erling Haaland dhe Kylian Mbappe.


Rodri i cili përfundoi në pozitën e pestë pas bashkëlojtarit Kevin De Bruyne, e vuri në pikëpyetje vlefshmërinë e këtij çmimi, duke thënë se bazohet vetëm në marketing.

“Nuk jam i befasuar kjo është normale. E kuptoj mirë se si funksionojnë gjërat në këto çmime individuale. Ato janë të bazuara në marketing, para dhe reklama. Ka pasur mesfushorë edhe më herët që kanë qenë po ashtu spanjollë dhe nuk kanë marrë atë që kanë merituar. A e kuptoni se çfarë po them? Në fund ajo që ka rëndësi për mua në futboll është ajo që kam arritur kolektivisht”, ka thënë Rodri.

Manchester City po konsideron mundësinë për të ndërmarrë veprime ligjore ndaj Ligës Premier
Lexo po ashtu Manchester City po konsideron mundësinë për të ndërmarrë veprime ligjore ndaj Ligës Premier

Ashtu siç tha mesfushori spanjoll, fitimi i trofeve është më i rëndësishëm se sa të fitosh një çmim individual.

City e fitoi tripletën vitin e kaluar dhe janë në rrugë të mirë për ta përsëritur suksesin e njëjtë edhe këtë sezon.

“Qytetarët” janë ende në garë për fitimin e Ligës Premier, Ligës së Kampionëve dhe FA Cup, ndërsa nesër (e martë) do të luajnë ndaj Kopenhagës në ndeshjen e parë të raundit të 1/16-ave në Ligën e Kampionëve./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Premier League
Salah dhe Klopp përfshihen në një përplasje të furishme verbale – egjiptiani duhej të qetësohej nga Nunez

Salah dhe Klopp përfshihen në një përplasje të furishme verbale – egjiptiani duhej të qetësohej nga Nunez

Premier League
Top ylli i Bayernit po vuan nga një lëndim – pjesëmarrja e tij ndaj Real Madridit në dyshim serioz

Top ylli i Bayernit po vuan nga një lëndim – pjesëmarrja e tij ndaj Real Madridit në dyshim serioz

Liga e Kampionëve
Nëntë pritje dhe nota më e lartë, shkëlqimi i Arijanet Muric që i vetëm ndali Manchester Unitedin

Nëntë pritje dhe nota më e lartë, shkëlqimi i Arijanet Muric që i vetëm ndali Manchester Unitedin

Premier League
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Gol në sekondën e fundit, Leverkuseni vazhdon të jetë i pamposhtur në këtë edicion

Gol në sekondën e fundit, Leverkuseni vazhdon të jetë i pamposhtur në këtë edicion

Bundesliga
Kalo në kategori