eksperti ad

Këngëtarja shqiptare ka qenë mysafire e show televiziv amerikan “The Late Late Show”.

Bebe Rexha ka nderuar tashmë ish-grupin “Destiny’s Child” ku bënte pjesë Beyonce Knowles, Kelly Rowland dhe Michelle Williams.


Në fakt, 27-vjeçarja ka interpretuar hitin e vitit 1999 “Say My Name”, transmeton Telegrafi.

Bebe Rexha gjithashtu ka interpretuar edhe këngën e saj “I Got You”, i cili ka marrë mbi 75.6 milionë klikime në YouTube.

Këngëtarja me këtë rast kishte të veshur një bluzë me mbishkrimin “Vajzat e mira shkojnë në parajsë ndërsa të këqijat në prapaskenë”.

bebe rexha 4

Ndryshe, këngëtarja është përfolur se do të bashkëpunojë për një hit të ri me Era Istrefin, Rita Orën dhe Dua Lipën, por e cila nuk është konfirmuar prej katërshes së lartcekur.

Vlen të theksohet se Bebe është duke punuar në projekte të reja muzikore, të cilat do t’i publikon gjatë muajve të ardhshme. /Telegrafi/