LAJMI I FUNDIT:

Atletet më të shtrenjta në botën e Super Bowl, të punuara me flori, diamante dhe lëkurë pitoni

Atletet më të shtrenjta në botën e Super Bowl, të punuara me flori, diamante dhe lëkurë pitoni

Odell Beckham është shfaqur në finale e Super Bowl 2022 si askush tjetër.

Talenti i Los Angeles Rams është future në fushën e lojës me një palë atlete të firmës Nike të personalizuara, përbëhej nga diamante dhe të cilat ishin realizuar nga ‘Kirurgu i Këpucëve’.


‘Kirurgu i Këpucëve’ është një artist i famshëm i atleteve që zbërthen këpucët origjinale dhe u shton atyre materiale premium.

Foto: Nice Kicks/Twitter

Ai shpesh përdor lloje të ndryshme lëkurash kafshësh dhe kërkon mijëra dollarë për secilën palë që shet. Odell Beckham Jr është një klient i rregullt i ‘Kirurgut të Këpucëve’ dhe natyrisht ai bëri një punë të re speciale.

Këpucët që zakonisht mban Odell janë zbërthyer dhe ‘Kirurgu i Këpucëve’ shtoi një detaj mbresëlënës që nuk e shton shpesh.

Çdo këpucë ka një symbol të Nike të madh në secilën anë, por Odell kërkoi t’i mbushte të gjitha me diamante të nivelit të lartë.

Foto: Nice Kicks/Twitter

Puna përfundimtare është mjaft mbresëlënëse nga ‘Kirurgu i Këpucëve’. Por kjo nuk është e gjitha, lëkura mbretërore blu dhe e verdhë e pitonit e përdorur në këpucë është përzgjedhur gjithashtu nga ‘Kirurgu i Këpucëve.

Sipas vetë ‘Kirurgut të Këpucëve’, diamantet kanë një peshë totale prej 25 karatësh me një total prej 1,494 diamante që kanë qartësi.

Të gjithë këta diamante janë të ndarë në mes të dy simboleve të Nike. Gjithashtu, përmbajnë 150 gram ari të verdhë 14 karatësh dhe që janë pikërisht poshtë diamanteve. Sipas mjeshtrit, u deshën më shumë se 100 orë për t’u krijuar dhe ato vlerësohen në 200,000 dollarë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
“Do të luajë dhe do të shënojë kundër Real Madridit” – Tuchel tregon se ylli i Bayern Munich është kthyer nga dëmtimi

“Do të luajë dhe do të shënojë kundër Real Madridit” – Tuchel tregon se ylli i Bayern Munich është kthyer nga dëmtimi

Liga e Kampionëve
Ikona e Barcelonës befason të gjithë - rikthehet të luajë futboll profesionist në moshën 58-vjeçare

Ikona e Barcelonës befason të gjithë - rikthehet të luajë futboll profesionist në moshën 58-vjeçare

La Liga
Super agjenti Jorge Mendes i jep përgjigje PSG-së për Lamine Yamal

Super agjenti Jorge Mendes i jep përgjigje PSG-së për Lamine Yamal

Ligue 1
Zbulohet ‘mesazhi kërcënues’ që Ronaldo i kishte bërë Rangnickut gjatë kohës sa ishte lojtar i Man United

Zbulohet ‘mesazhi kërcënues’ që Ronaldo i kishte bërë Rangnickut gjatë kohës sa ishte lojtar i Man United

Premier League
Real Madridi ndryshon prioritetet – transferimi i Davies më nuk është opsion, tani ka një emër tjetër

Real Madridi ndryshon prioritetet – transferimi i Davies më nuk është opsion, tani ka një emër tjetër

La Liga
Kalo në kategori