LAJMI I FUNDIT:

​ATK për këto 20 vjet ka mbledhur 4 miliardë e 707 milionë euro tatime

​ATK për këto 20 vjet ka mbledhur 4 miliardë e 707 milionë euro tatime

Në shënimin e 20-vjetorit të themelimit të Administratës Tatimore të Kosovës, presidenti Hashim Thaçi tha se ATK-ja 20 vjet më parë vuri themelet e strukturës që mundëson grumbullimin e tatimeve nga të gjithë në Kosovë.

Presidenti Thaçi theksoi se ATK është në rrugë të mirë dhe ka arritur shumë, kjo vetëm do ta forcon shtetin dhe ekonominë e Kosovës dhe besimin qytetarë.

“ATK është ndërtuar nga zero sikur shumë institucione të tjera të Republikës së Kosovës, por që kanë arritur suksese kolosale sot. Fillimisht bashkërisht me partnerët ndërkombëtar është dashur të ndërtohet korniza ligjore, të ngritën kapacitete pastaj të edukohen edhe qytetarët për pagesë. Me e rëndësishme që është ndërtuar besimi i qytetarëve te ATK, duke pasur parasysh përvojën e hidhur të raportit të qytetarëve me Serbisë më herët”, tha Thaçi.

Ai duke falënderuar partnerët ndërkombëtar, tha se natyrisht që ka kanë mbetur ende sfida, por edhe probleme që duhet të tejkalohen dhe të zgjidhen me praktika më të mira.

Drejtori i ATK, Ilir Murtezaj me këtë rast tha se sot ATK shënon 20 vjetorin e themelimit të saj, ku përgjatë gjithë këtij rrugëtimi është ndeshur me sfida të mëdha, por në të njëjtën kohë ka arritur edhe sukses të jashtëzakonshëm , të cilat kanë reflektuar në përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve të Kosovës.

“Si rezultat i punës profesionale, me integritet dhe ndershmëri, efektivitet dhe transparencë, ATK për këto 20 vjet ka mbledhur 4 miliardë e 707 milionë euro tatime, dhe 1 miliardë e 797 milionë euro kontribute. Përveç kësaj, ATK ka zhvilluar një strukturë organizative funksionale, e cila në pjesën më të madhe të saj është në harmoni me praktikat më të mira ndërkombëtare”, tha Murtezaj.

Zëvendës ministri i Financave në detyrë Mustaf Grainca, deklaroi se ATK-ja ka rritur integritet të lartë profesional dhe është dëshmuar si institucion kredibil.

“ATK është një ndër institucionet me më shumë përgjegjësi kryesore për administrimin e tatimeve që me një detyrë fisnike dhe përgjegjësi të veçantë në Qeverinë e Republikës së Kosovës. Gjatë këtyre viteve ATK ka arritur nivelin e një institucioni kompetent me integritet të lartë profesional dhe është ngritur në nivel të ngjashëm me administratat moderne ndërkombëtare”, tha Grainca.

Ndërsa, në emër të komunitetit të bizneseve, drejtori i Odës Ekonomike Amerikane, Arian Zeka tha se janë të shumta të arriturat e ATK për 20 vjet edhe në aspektin legjislativ, por që kërkoi që të ketë edhe më tej bashkëpunim të ndërsjellë me bizneset në vend.

“Kanë ende shumë punë për të bërë për përmirësimin e mëtejmë edhe të raporteve të ndërsjella , natyrisht edhe të rritjes së besimit të bizneseve në Administratën Tatimore të Kosovës. Përpjekje edhe më të mëdha të ATK-së në luftimin e ekonomisë jo formale po ashtu edhe në ofrimin e mekanizmave të pavarur për zgjidhjen e kontesteve që bizneset mund të kenë në ATK dhe në Doganën e Kosovës”, tha Zeka.

Nga Zyra e BE-së në Kosovë Hilel Trand, , tha se Administrata Tatimore e Kosovës është në rrugë të mbarë për t’u modernizuar dhe se është duke luajtur një rol të rëndësishëm për qytetarët e Kosovës.

Në fund të ceremonisë së shënimit të përvjetorit të 20-të janë ndarë edhe çmime për kontribuuesit e mbledhjes së tatimeve si dhe për komunitetin e biznesit, ndër ta edhe një mirënjohje për Odën e Afarizmit të Kosovës. /KP/