LAJMI I FUNDIT:

ATK-ja dhe Dogana me aksion në disa ‘mobil shop’ të Prishtinës

ATK-ja dhe Dogana me aksion në disa ‘mobil shop’ të Prishtinës

Administrata Tatimore e Kosovës në bashkëpunim me Doganën e Kosovës, njoftojnë se janë duke zhvilluar aksion në Prishtinë te disa biznese nga sektori që veprimtari kanë shitjen dhe servisimin e telefonave mobil.

Sipas njoftimit, qëllimi këtij aksioni është parandalimi dhe luftimi i ekonomisë jo-formale në këtë sektor, i cili është vlerësuar paraprakisht se ka risk të lartë të informalitetit, përcjell Telegrafi.


“Ky aksion është duke u zhvilluar edhe në këto momente, ku deri më tani janë duke kontrolluar disa subjekte, mirëpo ATK dhe Dogana do t’ju mbajnë të informuar në kohë rreth rrjedhës së aksionit, përmes një konferencë për media ose përmes një komunikatë të zgjeruar për media”, thuhet në njoftim.

ATK thotë se të gjitha aktivitetet e saj për luftimin dhe parandalimin e ekonomisë jo-formale i ka në harmoni me Strategjinë Kombëtare të Republikës së Kosovës për Parandalimin dhe Luftimin e Ekonomisë Jo-formale, Pastrimin e Parave, Financimin e Terrorizmit dhe Krimeve Financiare 2019-2023, si dhe bazuar në Planin Operative të ATK-së, analizën e riskut dhe Departamentin e Hetimeve Tatimore dhe Inteligjencës. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Shije italiane në zemër të Prishtinës - Vapiano hapet së shpejti

Shije italiane në zemër të Prishtinës - Vapiano hapet së shpejti

Foleja
50 brende botërore dhe 60 kuzhinierë pjesë e panairit Horeca - Frigo Deluxe

50 brende botërore dhe 60 kuzhinierë pjesë e panairit Horeca - Frigo Deluxe

Frigo Deluxe
Produkte natyrale, vegane dhe organike për kujdesin e lëkurës - My Skin Project

Produkte natyrale, vegane dhe organike për kujdesin e lëkurës - My Skin Project

My Skin Project
Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”

Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”

Pixels
25 bursa shtesë për studentë nga Kosova nga CITY College, Kampusi i Universitetit të York-ut në Evropë

25 bursa shtesë për studentë nga Kosova nga CITY College, Kampusi i Universitetit të York-ut në Evropë

Ekonomi
Kush përfiton nga ulja e çmimit të energjisë elektrike?

Kush përfiton nga ulja e çmimit të energjisë elektrike?

Ekonomi
Kalo në kategori