LAJMI I FUNDIT:

Atdhe Nuhiu: Para katër vitesh nuk do ta kisha parashikuar këtë ndeshje, për lojtarët e Kosovës ndeshja e jetës

Atdhe Nuhiu: Para katër vitesh nuk do ta kisha parashikuar këtë ndeshje, për lojtarët e Kosovës ndeshja e jetës

Sulmuesi i Kosovës, Atdhe Nuhiu, ka folur në konferencë për media para ndeshjes, duke thënë se kjo është ndeshje e jetës për lojtarët dhe se e kanë pritur gjatë këtë takim.

“Nesër është një ndeshje shumë e rëndësishme për neve, jo vetëm si kombëtaren, por edhe për shtetin”


“E kemi pritur këtë ndeshje gjatë dhe e dimë vlerën. Ne si lojtar e kemi pritur dhe mezi s’po presim që nesër të luajmë”.

“Po besoj që e secili e ndjenë edhe përkrahjen. Secili shqiptarë dhe kosovarë është me ne. Siç thatë edhe ju, kjo do të jetë ndeshje e jetës për ne. Do të japim maksimumin që të marrim një rezultat pozitiv”.

Nuhiu u pyet se a e kishte menduar që pas katër vitesh nga pranimi në UEFA e FIFA, do të ishin kaq afër që të luanin në një Kampionat Evropian.

“Siç e thatë edhe ju, ka qenë e vështirë të mendohet se do të jemi në këtë situatë ku jemi. Kur jemi pranua para katër vitesh e kemi ditur se çfarë lojtarë kemi, kur lojtarët kanë pranuar të vijnë, ne jemi rritur, rritur e rritur si ekip dhe kemi krijuar vetëbesim dhe kemi arritur këtu. Po të më pyesnit para katër vitesh nuk besoj se do ta kisha parashikuar”.

Mungesa e Muriqit, ka bërë që barra e sulmit të bije mbi Nuhiun, por lojtari nuk e ndjen këtë gjë.

“Vedat Muriqi ka bërë paraqitje të mira, ai ka treguar me transferimin te Lazio se çfarë lojtari është. Do të isha i kënaqur nëse ai do të ishte këtu. Secili që luan do të jetë i gatshëm. Mund të mungoj një ditë edhe unë edhe ai tjetri, por cili është këtu e di për çka është. Besoj te secili prej tyre që është këtu dhe në këtë moment do të jap maksimumin”.

“Mungesat dhe shenja e pesimizmit? Pesimizëm nuk ka, por që na mungojnë lojtarët është fakt nuk mund të gënjejmë. Jemi të gatshëm për këtë ndeshje, por duke e ditur situatë me COVID e kemi pritur që do të ndodh. Mungesa ka, pesimizëm aspak. Ka vetëm optimizëm”, ka thënë në fund Nuhiu. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Portieri i Real Madridit u ndihmua nga bashkëlojtarët e tij para pritjes së penalltisë së Kovacicit, njëri luajti rol kyç

Portieri i Real Madridit u ndihmua nga bashkëlojtarët e tij para pritjes së penalltisë së Kovacicit, njëri luajti rol kyç

Liga e Kampionëve
Lojtarët e Barcelonës e kanë ndjekur Mbappen në tunel pas humbjes nga PSG

Lojtarët e Barcelonës e kanë ndjekur Mbappen në tunel pas humbjes nga PSG

Liga e Kampionëve
Tifozët e Arsenalit gjetën justifikimin për humbjen: Bayern mashtroi Topçinjtë me një truk

Tifozët e Arsenalit gjetën justifikimin për humbjen: Bayern mashtroi Topçinjtë me një truk "të pistë"

Liga e Kampionëve
Bellingham: Hera e parë që vëllai im më pa të luaja për Real Madridin, jam vërtetë krenar

Bellingham: Hera e parë që vëllai im më pa të luaja për Real Madridin, jam vërtetë krenar

Liga e Kampionëve
“Fati nuk ekziston, por çfarë mënyrë fantastike për të humbur”, Guardiola pranon humbjen nga Real Madridi

“Fati nuk ekziston, por çfarë mënyrë fantastike për të humbur”, Guardiola pranon humbjen nga Real Madridi

Liga e Kampionëve
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori