LAJMI I FUNDIT:

Ata që nuk hanë shujtë të mëngjesit janë 87% më të rrezikuar të vdesin nga sëmundjet kardiovaskulare

Ata që nuk hanë shujtë të mëngjesit janë 87% më të rrezikuar të vdesin nga sëmundjet kardiovaskulare

Sulmet në zemër ndodhin kur furnizimi me gjak në zemër papritmas bllokohet.

Mungesa e gjakut në zemër mundet seriozisht at dëmtojë muskulin e zemrës dhe mund të shpie në vdekje, transmeton Telegrafi.


Këto sulme shpeshherë janë të ndërlidhura me shprehi të stilit të pashëndetshëm të jetesës, siç është konsumimi i tepërt i alkoolit dhe ngrënia e sasive të mëdha të kripës.

Por, hulumtimet më të reja thonë se edhe shmangia e shujtës së mëngjesit mund t’jua rritë rrezikun për sulm në zemër.

Studimi i fundit, i publikuar në revistën “Journal of the American College of Cardiology”, ka treguar se rreziku i vdekjes nga sëmundjet kardiovaskulare rritet për 87% te njerëzit që asnjëherë nuk e hanë shujtën e mëngjesit.

Shmangia e kësaj shujte ka lidhje me ndryshimet në apetit, me shtypje më të lartë të gjakut, ndryshime të rrezikshme në nivelet e lipoideve, etj. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori