LAJMI I FUNDIT:

Astera Tuhina ndihet e nderuar që është pjesë e Kosovës A

Astera Tuhina ndihet e nderuar që është pjesë e Kosovës A
(Foto: basketbolli.com)

Basketbollistja 16 vjeçare, Astera Tuhina, është shprehur e lumtur që do të jetë pjesë e Kosovës A. Ajo gjithashtu është pjesë e Kosovës U-20 te femrat dhe do të luajë në dy turne brenda pak ditëve.

“Është një ndjenjë shumë e mirë të jesh pjesë e Kosovës A. Vetë fakti që jam 16 vjeçare tregon se çfarë emocioni është të jesh pjesë e Kosovës A”, është shprehur Tuhina për faqen zyrtare të FBK-së.


Astera është pjesë e klubit spanjoll Club Deportivo Promete, derisa ka folur edhe për rrjedhën e përgatitjeve dhe synimet me Kosovën A. “Ne jemi duke u përgatitur dy herë në ditë në mënyrë që të kemi një përfaqësim sa më të mirë, pasi kjo është hera e parë që garojmë me Kosovën A”, shtoi tutje basketbollistja e talentuar.

Kosova A do të debutojë në garat ndërkombëtare në Kampionatin Evropian për Shtete të Vogla në Qipro nga 20 deri më 25 Korrik. Kosova është në grup me Luksemburgun dhe Qipron.

Përveç kësaj, Astera është edhe pjesë e Kosovës U20. “Fillimisht do të garojmë me Kosovën U-20, ku shpresoj në rezultate të mira”, u shpreh Astera Tuhina.

Kosova U20 (F) do të marrë pjesë në Grupin E të FIBA U-20 Women’s European Challengers, që do të organizohet në Shkup prej 13 deri më 18 Korrik 2021. Kosova do të luajë në grup me Rumaninë, Sllovakinë, Luksemburgun dhe Maqedoninë e Veriut.

Në trend Sport

Më shumë
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Liga e Evropës
Tri refuzimet që mori Bayern Munich – tani trajneri italian kthehet si opsioni i parë

Tri refuzimet që mori Bayern Munich – tani trajneri italian kthehet si opsioni i parë

Bundesliga
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori