LAJMI I FUNDIT:

Assange: Soros ka mbështetur projekte kriminale

Assange: Soros ka mbështetur projekte kriminale

Themeluesi i “Wikileaks”, Julian Assange, ka deklaruar se mediet e financuara nga ana e George Soros dhe nga ana e USAID-it heshtin përballë skandalit të Panama Papers, duke thënë se edhe për këtë skandal të madh të politikanëve amerikanë, fajtore dilte se ishte Rusia. Sipas tij, Soros ka bërë edhe në këtë rast propagandë ndaj Moskës, duke mos parë nga vetja dhe zyrtarët perëndimorë të korruptuar.

Assange shprehet se perëndimi ka parë gjithnjë si të keq Vladimir Putinin, duke mos parë nga ana tjetër, për shembull ish-kryeministrin britanik, David Cameron. Ai tha se Cameron nuk ka qenë model i një politikani të ndershëm, sikundër edhe shumë të tjerë. Sipas Assange, Soros ka pasur edhe projekte, ku fokusohet kryesisht në “luftimin” e Rusisë dhe ish-shteteve sovjetike. Themeluesi i “Wikileaks” u shpreh se rrjeti që ai e ka themeluar nuk është se bën propagandë apo të sulmojë një qeveri të caktuar, siç bën Soros, por se qëndron në këmbë në saj të lexuesve, shkruan RT, transmeton Shekulli.


Ai ka dhënë edhe deklarata të forta, duke thënë se SHBA-të janë fajtorë për krime kundër njerëzimit në Afganistan dhe se ka pasur edhe video ku dëshmohet krimi, por se ata janë fshirë.

“Mbi 80 mijë fëmijë janë vrarë nga një sulm amerikan në Afganistan, në kohën që qeveria e SHBA-ve kishte financim edhe nga Soros e USAID e se videot e masakrës janë fshirë”, ka deklaruar eksperti i njohur tashmë botërisht.

Kjo gjë ka ndodhur në vitin 2009. Sipas Assange, autoritetet suedeze kishin mundur që të ruajnë disa disqe e prova për krimet e luftës në Afganistan, por se edhe këto ishin zhdukur nga ana e SHBA-ve në atë kohë. “Kjo gjë është trishtim i madh, për shkak se ka pasur prova për krim lufte por se janë zhdukur dhe se kjo është gjë e rëndë”.

Eksperti kompjuterik, i përndjekur nga ana e qeverisë amerikane që ka qenë në pushtet deri tani ka thënë se edhe dokumentet e Eduard Snowden janë censuruar në masë, 97 për qind e tyre madje.

Assange është shprehur se organizatat e mediave ishin vendosur nën “pushtetin” e Soros. Ai bëri në fund thirrje që lexuesit të mos e humbin vëmendjen dhe interesin për “Wikileaks”, pasi ky rrjet informativ nuk do të ndalet së raportuesi skandale të administratës Obama.

Në trend Botë

Më shumë
Ukraina shkatërroi raketën 6.5 milionë dollarëshe të rusëve

Ukraina shkatërroi raketën 6.5 milionë dollarëshe të rusëve

Evropa
“Mos ia lejoni vetvetes këtë”, për çfarë pendohen më shumti njerëzit para se të vdesin

“Mos ia lejoni vetvetes këtë”, për çfarë pendohen më shumti njerëzit para se të vdesin

Botë
Duke përdorur Google Maps, zbardhet rasti i çuditshëm në Belgjikë - kjo foto zbuloi fatin e trishtueshëm të një gruaje të moshuar

Duke përdorur Google Maps, zbardhet rasti i çuditshëm në Belgjikë - kjo foto zbuloi fatin e trishtueshëm të një gruaje të moshuar

Evropa
Kush është Stormy Daniels - aktorja e filmave porno që po dëshmon kundër Donald Trumpit

Kush është Stormy Daniels - aktorja e filmave porno që po dëshmon kundër Donald Trumpit

Amerika
Parandalohet atentati ndaj Zelenskyt, pjesëtarët e inteligjencës ukrainase arrestojnë agjentët rusë – planifikonin rrëmbimin dhe vrasjen e tij

Parandalohet atentati ndaj Zelenskyt, pjesëtarët e inteligjencës ukrainase arrestojnë agjentët rusë – planifikonin rrëmbimin dhe vrasjen e tij

Evropa
Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Evropa
Kalo në kategori