LAJMI I FUNDIT:

‘Assange shkeli kushtet e azilit’

‘Assange shkeli kushtet e azilit’

Presidenti i Ekuadorit, Lenin Moreno, tha sot se themeluesi i WikiLeaks Julian Assange ka shkelur në mënyrë të përsëritur kushtet e azilit në ambasadën e këtij vendi në Londër.

Moreno tha se Assange nuk ka të drejtë të “hakojë urdhrat ose telefonat privatë” dhe se nuk mund të ndërhyjë në politikat e vendeve të tjera, veçanërisht atyre me “marrëdhënie miqësore” me Ekuadorin, raporton Reuters, duke cituar një intervistë që Moreno u dha mediave lokale .


Assange mori azil në ambasadën e Ekuadorit në Londër më 2012, duke iu shmangur një ekstradimi në Suedi, autoritetet e së cilës po e kërkojnë në lidhje me një sulm seksual.

Më vonë u hoq dorë nga hetimi, por ka frikë se Assange mund të ekstradohet në SHBA, ku WikiLeaks iu nënshtrua një hetimi nga prokurorët federalë. /kp/Telegrafi/