LAJMI I FUNDIT:

Asociacioni i komunave me shumicë serbe, SHBA dhe BE nuk do të imponojnë zgjidhje – mund të gjenden modele që nuk e cenojnë pavarësinë

Asociacioni i komunave me shumicë serbe, SHBA dhe BE nuk do të imponojnë zgjidhje – mund të gjenden modele që nuk e cenojnë pavarësinë

I dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gabriel Escobar dhe ai i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak për dialogun Kosovë-Serbi nga e hëna deri të mërkurën pasdite kanë qëndruar në Prishtinë, ku janë takuar me krerët e shtetit, liderët opozitar dhe shoqërinë civile.

Pas përfundimit të takimeve dy të dërguarit për dialogun kanë mbajtur një konferencë për media, në të cilën ndër të tjera u fol edhe për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.


I dërguari i SHBA-së, Escobar theksoi se SHBA mbështet fuqishëm sovranitetin e Kosovës dhe se duhet të gjenden modele që nuk dëmtojnë sovranitetin dhe funksionalitetin e Kosovës.

Edhe i dërguari i BE-së theksoi se Kosova nuk duhet të ketë frikë nga krijimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe sipas tij, askush nuk po kërkon krijimin e “Republikës serbe” në Kosovë.

Lexoni më poshtë një përmbledhje të shkurtër të deklaratave të Escobarit dhe Lajçakut lidhur me Asociacionin:

Escobar për Asociacionin: Duhet të gjenden modele që nuk dëmtojnë sovranitetin apo funksionalitetin e Kosovës 

Përfaqësues special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar në një konferencë për media në përmbyllje të vizitës së tij në Kosovë tha se të dyja palët si Kosova, ashtu edhe Serbia duhet të zbatojnë të gjitha marrëveshjet e arritura deri më tash në kuadër të dialogut.

“Ne nuk jemi pjesë e dialogut nuk jemi pjesë e negociatave por siç tha z.Lajcak ne besojmë që të gjitha marrëveshjet e arritura duhet të zbatohen, megjithatë ne nuk kemi ardhur këtu me ndonjë propozim se çfarë duam të imponojmë, ne po u kërkojmë të dyja palëve të tregohen konstruktive dhe të na tregojnë vizionet e tyre sesi duhet të duket Asocioacioni dhe të vazhdojmë nga aty brenda kornizës së dialogut”, tha Escobar.

Ai shtoi se kur ka përmendur që ka shumë opsione për krijimin e Asociacionit, nuk ka përmendur që të jetë një model që mund të dëmtoj sovranitetin e Kosovës.

“Ajo çfarë kam thënë kur kam thënë që ka shumë opsione më krijimin e një Asociacioni, ka qenë për të thënë se nuk është e thënë që të jenë modele që dëmtojnë sovranitetin apo funksionalitetin e Kosovës.  Duhet të gjendet një prej modaliteteve që nuk e cenojnë pavarësinë”, tha Escobar.

Përfaqësues special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, më tej theksoi se nuk është qëllimi i SHBA-ve që të imponojë ndonjë model ose të zgjedh një të tillë në emër të të dyja palëve.

“Nuk është qëllimi i SHBA-ve që të imponojnë ndonjë model, ose të zgjedh ndonjë model në emër të dyja palëve, megjithatë ne mund të ndihmojmë nëse ata kanë ndonjë model që duan të analizojnë”, tha Escobar.

Escobar tutje tha se sa i përket njohjes të ndërsjellët mes Kosovës dhe Serbisë, është besim i tyre që të gjitha vendet në Ballkanin Perëndimor, duhet të jenë në BE.

“Ne duhet ta tejkalojmë dialogun dhe të shkojmë në një pozitë ku të gjitha vendet ta njohin njëri tjetrin, janë në paqe dhe janë në rrugë drejt integrimit në BE”, tha ai.

Lajçak për Asociacionin: Askush nuk dëshiron një “Republikë serbe” në Kosovë

I dërguari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka thënë se Kosova është palë e barabartë në dialog dhe se nuk duhet t’i frikësohet krijimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Lajçak më tej theksoi se askush nuk e dëshiron një “republikë serbe” në Kosovë.

“Nuk përjashtojmë asnjë rezultat. Nuk imponojmë asnjë rezultat. I takon Kosovës dhe Serbisë të bien dakord se cili do të jetë ai rezultat përfundimtar”, tha ai, duke shtuar se mandati i tij është lehtësimi i një marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizim të marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

I dërguari i BE-së ka folur edhe Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

“Kosova është palë e barabartë në dialog… që nënkupton se asgjë nuk mund t’i imponohet Kosovën pa dakordimin për të. Unë dëgjoj shpesh shprehjen se nuk duam një ‘Republikë të dytë serbe’ në Kosovë dhe besoj se e kemi bërë të qartë shumë herë se askush nuk e dëshiron këtë”, u shpreh Lajçak.

Ai tha se ka një parim universal që thotë se marrëveshjet që janë dakorduar duhet të zbatohen. “Po e themi në Prishtinë, dhe kemi thënë në Beograd…Keni zbatuar shumë prej tyre, por ka diçka që nuk e keni zbatuar, si për shembull Asociacionin”, shtoi tutje ai.

“Por pse të mos e ndryshojmë narrativën, në vend se të themi çka nuk duam, pse të mos themi çka duam…Këshilla ime është mos u frikësoni nga diçka që nuk ekziston, askush nuk do t’ua imponoj këtë… keni vetëbesim… Nuk ka asnjë arsye të frikësoheni…”, tha tutje i dërguari i BE-së për dialogun. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Von Cramon: Nuk ekziston më arsyeja për masat kufizuese të BE-së ndaj Kosovës

Von Cramon: Nuk ekziston më arsyeja për masat kufizuese të BE-së ndaj Kosovës

Lajme
​Osmani për fjalimin e saj në KS të OKB-së: E kemi thënë të vërtetën

​Osmani për fjalimin e saj në KS të OKB-së: E kemi thënë të vërtetën

Politikë
Kalo në kategori