LAJMI I FUNDIT:

Asllani i lumtur me fitoren dhe lojën e treguar ndaj Fiorentinës, tregon edhe vendimin që mori për të qëndruar te Interi

Asllani i lumtur me fitoren dhe lojën e treguar ndaj Fiorentinës, tregon edhe vendimin që mori për të qëndruar te Interi

Interi ka marrë një fitore shumë të vlefshme në udhëtim te Fiorentina duke triumfuar me rezultat minimal 1-0.

Një harkim perfekt nga Kristjan Asllani ka bërë që LautaroMartinez të realizoi me kokë golin e fitores dhe tre pikë vetë mëdha që morën Neroazzurët.


Edhe paraqitja e Kristjan Asllanit është vlerësuar jashtëzakonisht shumë, me shqiptarin që zëvendësoi turkun Hakan Calhanoglu të skualifikuar dhe ai bëri shumë mirë në këtë ndeshje, duke asistuar dhe duke luajtur në mënyrë perfekte në mesfushë.

Pas ndeshjes, Asllani mori sërish vëmendjen e medias, teksa ndër të tjera zbuloi se është më i bindur se kurrë që ka marrë vendimin e duhur për të mos u larguar nga Interi gjatë afatit kalimtar të verës fillimisht, por edhe tani të janarit.

“Te Interi askush nuk kërkon më shumë hapësira. Të gjithë punojmë dhe është trajneri ai që merr vendimet. Unë kam përpara një mesfushor si Calhanoglu, që është fantastik dhe për më tepër, më qëndron pranë dhe më ndihmon shumë. Më ka këshilluar shumë edhe gjatë kësaj jave”.

“Lautaro është një kapiten i vërtetë, i pari që është gjithmonë gati të më ndihmojë. Më ka qëndruar pranë dhe më ka folur vazhdimisht, edhe gjatë kohës së afatit kalimtar. Një kapiten dhe lider i vërtetë, ndaj e falënderoj për atë që bën. Goli ishte diçka e provuar shumë herë në stërvitje dhe më vjen mirë që funksionoi edhe në ndeshje dhe morëm tri pikët”, deklaroi Asllani.

Tutje reprezentuesi shqiptar foli edhe për raportin që ka me trajnerin Inzaghi dhe qëndrimin te Neroazzurët përkundër shumë interesimeve që kishte.

Sommer pret penallti, Interi merr tri pikë të mëdha ndaj Fiorentinës
Lexo po ashtu Sommer pret penallti, Interi merr tri pikë të mëdha ndaj Fiorentinës

“Më ka lënë të qetë gjithë javën, për të mos pasur presion. Nuk ka treguar asnjë vëmendje speciale ndaj meje këtë javë dhe më ka dhënë mundësinë ta përgatis i qetë këtë 90-minutësh e të bëj atë që di më mirë në fushë. Kemi komunikuar shumë me shokët e skuadrës dhe kemi ndihmuar njëri-tjetrin, për të marrë një fitore mjaft të rëndësishme”.

“Kam dy vite që jam pjesë e Interit dhe jam shumë i bindur që kam bërë zgjedhjen e duhur. Kam futbollistë të shkëlqyer në ekip. Në rolin tim kam Calhanoglu që më ndihmon shumë. Me këta lojtarë mund të përmirësohesh çdo ditë e më shumë dhe të synosh nivele gjithnjë e më të larta”, u shpreh Asllani. /Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë
Carlo Ancelotti tregon momentin më vendimtar në garën për titull në La Liga këtë sezon

Carlo Ancelotti tregon momentin më vendimtar në garën për titull në La Liga këtë sezon

La Liga
I refuzoi Xabi Alonso, Bayerni identifikon trajnerin e njohur spanjoll si pasues të Tuchelit

I refuzoi Xabi Alonso, Bayerni identifikon trajnerin e njohur spanjoll si pasues të Tuchelit

Bundesliga
Lufta e radhës në La Liga është ajo për “Pichichin” – me katër ndeshje të mbetura pesë lojtarë në garë

Lufta e radhës në La Liga është ajo për “Pichichin” – me katër ndeshje të mbetura pesë lojtarë në garë

La Liga
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

La Liga
Ronaldo vazhdon të dhurojë magji në fushë, shënon het-trik në fitoren e thellë të Al Nassr

Ronaldo vazhdon të dhurojë magji në fushë, shënon het-trik në fitoren e thellë të Al Nassr

Ligat tjera
Modric dhe Nacho në librat e historisë së Real Madridit, kroati theu edhe një tjetër rekord

Modric dhe Nacho në librat e historisë së Real Madridit, kroati theu edhe një tjetër rekord

La Liga
Kalo në kategori