Mallorca po luan ndaj Alavesit në kuadër të javës së 33-të të La Ligas, ku pjesa e parë është mbyllur me rezultat 2-0 në të mirë të vendasve.

Ndeshja fillimisht u hap në minutën e 11-të kur Abdon Prats shënoi për 1-0, ndërsa në minutën e katërt të lojës shtesë ishte momenti i Vedat Muriqit, i cili gjeti rrjetën me një goditje të bukur nga brenda zonës për 2-0.

Ky është goli i katërt i Vedat Muriqit në La Liga me fanellën e Mallorcas, ndërsa ka shtuar edhe një asistim.

Vedat Muriqi nuk ndalet, vazhdon të shënojë për Mallorcan Vedat Muriqi nuk ndalet, vazhdon të shënojë për Mallorcan

Asnjë nga lojtarët e Mallorcas nuk i ka arritur këto shifra deri më tani në kampionat, duke kontribuuar në pesë gola.

Muriqi këto shifra i ka arritur vetëm në 12 ndeshje të zhvilluara me fanellën e kuqe.

Sulmuesi ynë po tregohet vendimtar dhe ka marr fatet e skuadrës së tij në duar, duke e shtyrë drejt mbijetesës. /Telegrafi/