LAJMI I FUNDIT:

ASH: Prokuroria të reagojë pas raportit të Revizionit Shtetëror për keqpërdorimet financiare në ndërmarrjet e Komunës së Tetovës

ASH: Prokuroria të reagojë pas raportit të Revizionit Shtetëror për keqpërdorimet financiare në ndërmarrjet e Komunës së Tetovës

Aleanca për Shqiptarët nëpërmjet një njoftimi shprehen se “ASH – Tetovë disa herë ka paralajmëruar opinionin për keqpërdorimet në Komunën e Tetovës dhe ndërmarrjet e saja publike, për keqpërdorim të mjeteve financiare dhe keq menaxhim të ndërmarrjeve të saja publike”.

“Kohë më parë kemi parashtruar kërkesë tek Agjencia Shtetërore për Revizion, që të bëjë kontroll financiar në Komunën e Tetovës për menaxhimin e mjeteve financiare, si dhe keqpërdorim dhe keq menaxhim të mjeteve buxhetore të taksapaguesve tetovar. Enti i Revizionit Shtetëror, gjatë kryerjes së revizionit në Ndërmarrjen Publike të Tetovës “Parkingu i Qytetit” që është nën kompetencë të Komunës së Tetovës, ka konstatuar një sërë shkeljesh ligjore, me ç’rast u konfirmuan dyshimet tona së Komuna e Tetovës po keqpërdor paranë publike të qytetarëve të saj”, shprehen nga Aleanca për Shqiptarët, njofton Telegrafi Maqedoni.


Ata shtojnë se në raportin e publikuar të entit përshkruhen të gjitha parregullsitë financiare, juridike dhe siç thonë nga kjo parti, shkeljet ligjore të NP ‘Parkingu i Qytetit”. Sipas tyre, në raport thuhet se kjo ndërmarrje ka marrë borxh prej 3.4 milionë denarë apo 55.000 euro pa vendim paraprak të Këshillit të Komunës dhe pa arsyetuar destinimin e këtyre mjeteve.

“Kjo ndërmarrje gjithashtu në vitin 2018 me paratë e taksapaguesve tetovar në vitin 2018 ka paguar telefon për punonjësit e saj me vlerë prej afro 10.000 Euro. Një vërejtje tjetër e revizionit shtetëror është se në vitin 2018 kjo ndërmarrje pa procedurë për furnizime publike ka kryer furnizim të mallrave dhe shërbimeve me vlerë prej 1.855.000 den apo 30.000 eurove për furnizim të shërbimeve, servisim të automjeteve, pjesë kompjuterike dhe programe në mirëmbajtjen e tyre”, thonë nga ASH duke thënë se këto keqpërdorime rezultuan me dorëheqjen e drejtorit të NP ‘Parkingu i Qytetit’ Fejsal Beadini, përbëjnë dyshime edhe për keqpërdorime të zyrtarëve të Komunës së Tetovës.

Nga kjo parti thonë se përgjegjësi penale duhet të mbajë edhe kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi për shkak se drejtorin e dorëhqur ja emëruar në një ndërmarrje tjetër publike inekzistente e transportit publik, që sipas ASH-së, është një fenomen që nuk ndodh në asnjë vend tjetër.

“Kërkojmë nga Prokuria Publike, që të marrë parasysh raportin e Entit Shtetëror për Revizion, i cili ka konstatuar një sërë keqpërdorimesh, në ndërmarrjen publike Parkingu i Qytetit, sepse vlerësojmë se tani ka bazë juridike për përgjegjësi penale, ndaj ish drejtorit të ndërmarrjes, por edhe ndaj kryetares së Komunës së Tetovës e cila ka përgjegjësi për menaxhimin e ndërmarrjeve komunale që janë nën kompetencë të Komunës së Tetovës”, thuhet në fund të kumtesës së ASH-së./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori