LAJMI I FUNDIT:

ASH: Dërgoni prokuror nga BE-ja për ta luftuar vërtet krimin dhe korrupsionin

ASH: Dërgoni prokuror nga BE-ja për ta luftuar vërtet krimin dhe korrupsionin

Nga partia opozitare Aleanca për Shqiptarët kanë përshëndetur deklaratën e Eurokomisionerit Hahn sipas të cilit asnjë politikan nuk duhet të amnistohet dhe se të gjithë do të duhet të jenë të barabartë para drejtësisë.

“Na gëzon fakti se qëndrimi i Komisionerit Hahn është në të njëjtën vijë me qëndrimet e Aleancës në raport me sistemin e drejtësisë në vend.


ASH është e interesuar për reforma reale dhe të njëmendët në sistemin e drejtësisë dhe se kjo fillimisht duhet të bëhet me caktimin e një prokurori nga vendet e BE-së i cili mund ta kthej besimin e rrënuar të sistemit gjyqësorë”, thonë nga Aleanca për Shqiptarët.

Nga atje thonë se nuk duhet akuzuar shtete të caktuara brenda BE-së për mos marrjen e datës për bisedime, sepse fati i anëtarësimit të vendit në Bashkimin Evropian është në duart tona dhe lidershipi i shtetit duhet të mbajë përgjegjësi për këtë.

Nga ASH shtojnë se është momenti i fundit ku do të duhet të reformohet sistemi gjyqësorë, me qëllim që organet e drejtësisë të jenë të lirë të gjykojnë edhe politikanët që bëjnë shkelje ligjore.

“Aleanca për Shqiptarët do të mbështet çdo iniciativë me të cilin do të fillonin të zbatoheshin reformat në sistemin e drejtësisë; ripërsërisim edhe një herë qëndrimin se në krye të PSP-së do të duhet të caktohet një prokuror nga ndonjë nga shtetet e BE-së sepse ky është shansi i fundit për drejtësinë”, deklarojnë nga Aleanca për Shqiptarët./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë

"Lidhjet me Serbinë" dhe informata nga Qeveria e Kosovës, çka deshi të thotë Escobar pas pretendimeve se është i implikuar?

Lajme
Mexhiti: VLEN fituese tek shqiptarët, procesi zgjedhor nuk ka qenë demokratik

Mexhiti: VLEN fituese tek shqiptarët, procesi zgjedhor nuk ka qenë demokratik

Politikë
Rruga për në Këshillin e Evropës, Weber: Kosova “ra” në kushtet joformale të Perëndimit

Rruga për në Këshillin e Evropës, Weber: Kosova “ra” në kushtet joformale të Perëndimit

Lajme
Ademi: Fitore historike për Frontin Evropian

Ademi: Fitore historike për Frontin Evropian

Politikë
Mucunski i OBRM-PDUKM-së: Censusi për president është arritur, BDI e vetëdijshme se do të jetë në opozitë

Mucunski i OBRM-PDUKM-së: Censusi për president është arritur, BDI e vetëdijshme se do të jetë në opozitë

Politikë
Çështja e Asociacionit, Haziri: Kurti dëshiroi t’ia lë ;zjarrin në dorë' Osmanit

Çështja e Asociacionit, Haziri: Kurti dëshiroi t’ia lë ;zjarrin në dorë' Osmanit

Politikë
Kalo në kategori