LAJMI I FUNDIT:

Asgjë e pamundur për ‘Dardanët’ – Kosova dëshiron t’i befasojë të gjithë në Grupin B në kualifikimet e Kupës së Botës

Asgjë e pamundur për ‘Dardanët’ – Kosova dëshiron t’i befasojë të gjithë në Grupin B në kualifikimet e Kupës së Botës

Kosova do e fillojë aventurën në kualifikimet e Kupës së Botës për herën e dytë, derisa lojtarët janë më të bashkuar se kurrë më parë.

‘Dardanët’ të hënën mësuan se do të jenë në Grupin B, aty ku gjenden edhe Spanja, Suedia, Greqia dhe Gjeorgjia.


Furia e Kuqe është në formë të lartë jetësore, pasi disa vitesh zhgënjimi, e që natyrisht se cilësohen si favoritë të grupit.

Marca: Spanja përballet me një grup të përballueshëm dhe një rrëmujë diplomatike - Kosova nuk njihet nga Madridi, Athina dhe Tbilisi
Lexo po ashtu Marca: Spanja përballet me një grup të përballueshëm dhe një rrëmujë diplomatike - Kosova nuk njihet nga Madridi, Athina dhe Tbilisi

Suedia më nuk është ajo që ishte e disa viteve më parë, derisa në miqësoren e zhvilluar në Katar, na kishte mposhtur me rezultat minimal 1-0.

Greqinë tashmë lojtarët tanë e njohin, pasi në Ligën e Kombeve në edicionin që lamë pas u takuam dy herë, dhe në të fundit i morën barazim në shtëpi të tyre.

Gjeorgjia konsiderohet si outsajdere e grupit dhe pritet që nga skuadra që drejtohet prej Bernard Challandes t’i fitojë të dyja takimet.

Kosova do të kërkojë që të jetë arrë e fortë ndaj Suedisë, derisa me pak fat në mos lëndime të lojtarëve, do të nxjerrim rezultate pozitive ndaj grekëve dhe gjeorgjianëve.

Grupi i 'ferrit' dhe ai më i lehti në kualifikimet për Kampionatin Botëror - Shqipëria duhet të djersitet shumë
Lexo po ashtu Grupi i 'ferrit' dhe ai më i lehti në kualifikimet për Kampionatin Botëror - Shqipëria duhet të djersitet shumë

Spanja shpesh herë ka ditur të mos jetë në elementin e tyre, mirëpo djelmoshat tanë do të jenë me këmbë në tokë dhe do të shpresojnë të japin maksimumin ndaj një vendi që ende nuk na ka njohur.

E njëjta që është edhe te Greqia dhe Gjeorgjia që nuk e njohin Republikën e Kosovës, e që mund të thuhet se ky është një grup i mbushur me ‘armiq’, përveç suedezëve.

Ndeshjet e para kualifikuese për Botëror luhen më 24 e 25 mars të vitit të ardhshëm.

Në mars janë tri afate kohore për përballjet, kurse ndeshjet tjera luhen në shtator, tetor dhe nëntor të vitit të ardhshëm.

Kualifikimet për Kupën e Botës: Kosova bie në Grupin B - short aspak i lehtë për 'Dardanët'
Lexo po ashtu Kualifikimet për Kupën e Botës: Kosova bie në Grupin B - short aspak i lehtë për 'Dardanët'

Vendi i parë në grup kualifikues siguron biletën për Kupën e Botës, ndërsa vendi i dytë siguron fazën e ‘play-off’.

Kujtojmë se Botërori në Katar do të mbahet prej 21 nëntorit e deri më 18 dhjetor të vitit 2022, shkaku që atje janë temperaturat e larta dhe do u duhet më shumë freski lojtarëve, për dallim nga vendet tjera të botës që mbretëror pothuajse dimri. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Notat e lojtarëve, Man City 1-1 Real Madrid: Lunin heroi i mbretërve

Notat e lojtarëve, Man City 1-1 Real Madrid: Lunin heroi i mbretërve

Liga e Kampionëve
Sir Alex Ferguson i ofroi lojtarit të Man United 100 mijë euro për t'u tërhequr nga futbolli

Sir Alex Ferguson i ofroi lojtarit të Man United 100 mijë euro për t'u tërhequr nga futbolli

Premier League
Parashikimi i 'çmendur' i Jose Mourinhos për fundin e Ligës Premier po del i saktë

Parashikimi i 'çmendur' i Jose Mourinhos për fundin e Ligës Premier po del i saktë

Premier League
Mbretër për Ligën e Kampionëve, Real Madridi fiton ruletin e penalltive dhe eliminon kampionin

Mbretër për Ligën e Kampionëve, Real Madridi fiton ruletin e penalltive dhe eliminon kampionin

Liga e Kampionëve
Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës

Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës

La Liga
“Jemi të gatshëm ta shesim Florian Wirtz” - Bayer Leverkusen godet me një çmim të madh për yllin e tyre

“Jemi të gatshëm ta shesim Florian Wirtz” - Bayer Leverkusen godet me një çmim të madh për yllin e tyre

Bundesliga
Kalo në kategori