0Shares

Manchester United, Manchester City dhe Bayern Munich janë vënë pas mesfushorit të Real Madridit Marco Asensios.

Sipas gazetarit të Okdiario, Eduardo Inda, tri klubet e njohura vetëm ka bërë ofertë për lojtarin.

Sipas Inda lojtari mund të ndryhsojë mjedis në verë, edhe pse Real Madridi ka thënë disa herë që nuk e ka ndërmend ta shes.

Marco Asensio i Real Madridit. (Photo by Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images)

“Asensio ka oferta nga Bayern, City dhe United, por Reali e cilëson të pashitur mesfushorin”.

Asensio edhe pse nuk është lojtar i formacionit ka arritur të shënojë tetë gola.

Asensio mund të largohet nga Real Madridi. (Photo by Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images)

Zinedine Zidane e ka futur nga minuta e parë vetëm në dy nga tetë ndeshjet e fundit.

Real Madridi sonte luante ndaj PSG-së në njërën nga ndeshjet më interesante të Ligës së Kampionëve. /Telegrafi/

Të Ngjajshme
Shfaq Komentet (0)