LAJMI I FUNDIT:

Asani harron menjëherë Kroacinë, tregon planin anti-Spanjë

Asani harron menjëherë Kroacinë, tregon planin anti-Spanjë

Jasir Asani zhvilloi një ndeshje shumë të mirë kundër Kroacisë, ku dha edhe asistin e golit të parë.

Në deklaratën e dhënë pas barazimit 2-2, sulmuesi i djathtë i Kombëtares u shpreh se me pak fat mund të kishin fituar edhe pikët e plota

“E kishim analizuar shumë mirë Kroacinë. E nisëm shumë mirë, kishim 2-3 raste për golin e dytë në pjesën e parë”, ka deklaruar fillimisht Asani.


Miks emocionesh për Gjasulën - heroi i Shqipërisë paralajmëron Spanjën
Lexo po ashtu Miks emocionesh për Gjasulën - heroi i Shqipërisë paralajmëron Spanjën

“Nuk u dorëzuam, por ne jemi këtu për t’u treguar të gjithëve që nuk kanë patur besim”.

“Shpërtheva te të dy golat, por më shumë te goli i Laçit. Dhamë gjithçka, të gjithë. Me pak fat mund të kishim marrë 3 pikët”.

“Spanja? Nuk i dihet asnjëherë. Ne do të futemi në fushë për 3 pikë. Spanja është shumë e fortë, por ne do të futemi në fushë për 3 pikë”, theksoi Asani. /SuperSport/