LAJMI I FUNDIT:

Arturo Vidal aludon se do të largohet prej Bayernit, Inter dhe Napoli pas kilianit

Arturo Vidal aludon se do të largohet prej Bayernit, Inter dhe Napoli pas kilianit
Arturo Vidal. (Getty Images)

Interi dhe Napoli janë duke kërkuar me ngulm shërbimet e Arturo Vidalit.

Reprezentuesi kilian nuk do të ishte i huaj në Serie A pasi që ishte lojtar i juventusit gjatë sezonave 2011/15.


Kontrata me Bayern Munichun do t’i mbarojë vitin e ardhshëm, kështu që duhet të jetë në dispozicion për një tarifë të përballueshme.

Arturo Vidal (Getty Images)

“Kur pushimi im të përfundojë, agjenti im dhe unë do të ulemi dhe të vlerësojmë gjithçka”, tha 30-vjeçari për Fox Sport.

“Ai do të më tregojë se çfarë mund të bëjë, atëherë ne do ta zgjedhim, shohim dhe vendosim nëse do të vazhdojmë me Bayern Munichub”.

“Tani për tani, e vetmja gjë që më shqetëson është rikuperimi nga plaga në gjunjë”, tha lojtari.

Interi kishte ndjekur Vidalin për disa kohë, por arritja e Carlo Ancelottit në stolin e Napolit mund të bënte një ribashkim të dyshes sikur se te Bayerni. /Telegrafi/