Diskografisë shqiptare çdo herë e më shumë po i shtohen artistë të rinj dhe shumë të talentuar, të cilët po sjellin projekte të ndryshme muzikore në treg.

Një ndër artistët e rinj më premtues është edhe Reexhi, një reperi nga Vushtrria, i cili ka publikuar së fundmi këngën e tij më të re "NSLU".


Tekstin e këngës e ka shkruar vet rpeeri, gjersa muzikën e ka realizuar në bashkëpunim me Dorant.

Kënga është publikuar në YouTube në versionin audio me tekst, teksa është pritur mirë nga publiku. /Telegrafi/