LAJMI I FUNDIT:

Artisti italian, Nek në “Kënga Magjike 2021”: Është e mrekullueshme që muzika italiane është e vlerësuar në Shqipëri

Artisti italian, Nek në “Kënga Magjike 2021”: Është e mrekullueshme që muzika italiane është e vlerësuar në Shqipëri
Nek (Foto: YouTube)

Tashmë janë mbajtur netët gjysmëfinale të festivalit madhështor “Kënga Magjike 2021”.

Krahas shumë të rejave që na përcollën sivjet, tetë janë artistët ndërkombëtarë që marrin pjesë këtë edicion të 22-të të festivalit.


Secili prej tyre ka zgjedhur nga një mik apo një artist me peshë për t’i prezantuar, të cilët gjithashtu dërgojnë edhe përshëndetjen e tyre për “Këngën Magjike” dhe Shqipërinë.

Nek (Foto: YouTube)

I pari që përcolli përshëndetjen e tij në natën e dytë gjysmëfinale ishte këngëtari i popullarizuar italian, Nek.

Ai prezantoi artisten italiane, Valteria Altobelli.

Artistët e rinj që u bënë ‘Big’ në natën e dytë gjysmëfinale të “Kënga Magjike 2021”
Lexo po ashtu Artistët e rinj që u bënë ‘Big’ në natën e dytë gjysmëfinale të “Kënga Magjike 2021”

“Përshëndetje Shqipëri! Përshëndetje Kënga Magjike! Jam aty me ju për të përshëndetur një mikeshën time, që merr pjesë në festivalin “Kënga Magjike”. Ajo është Valeria Altobelli. Valeria është shkrimtare, kompozitore, autore, muzikante, por mbi të gjitha një grua me zemër të madhe, që është gjëja më e rëndësishme, që shpresoj ju e keni pikasur në këngën që ajo këndon në muzikën e saj”.

“Valeria të uroj më të mirën, uroj të fitosh! Dhe pavarësisht se si do të shkojë kjo eksperiencë e jotja, uroj të mund ta jetosh me dashuri, me dashurinë e madhe që ti dhuron në gjithçka që bën. E mbi të gjitha është e mrekullueshme që muzika italiane është e vlerësuar në Shqipëri nëpërmjet këtij festivali të madh. Valeria të uroj fat për gjithçka! Përqafime ty dhe të gjithë miqve shqiptarë”, ka thënë ai.

Nata finale e “Kënga Magjike 2021” theksojmë se do mbahet nesër (e shtunë). /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Magazina
Oriola Marashi e

Oriola Marashi e "ndezë" rrjetin, pozon me të brendshme duke i lënë fare pak vend imagjinatës

Magazina
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

Magazina
Xhensila si duket mori trauma nga rrëzimi në skenë, bëri veprimin e papritur në koncertin e saj më të fundit

Xhensila si duket mori trauma nga rrëzimi në skenë, bëri veprimin e papritur në koncertin e saj më të fundit

Magazina
“Më la pa gjumë”, Ilnisa flet për herë të parë për takimin me Meritonin

“Më la pa gjumë”, Ilnisa flet për herë të parë për takimin me Meritonin

Magazina
Erjola zbulon produksionin për situatën e Eglës? Çfarë tha që i reagoi menjëherë stafi i BBVA-s?

Erjola zbulon produksionin për situatën e Eglës? Çfarë tha që i reagoi menjëherë stafi i BBVA-s?

Magazina
Kalo në kategori