LAJMI I FUNDIT:

Artim Shaqiri dhe Mexhit Neziri flasin për ndeshjen e Shkëndijës ndaj AIK-ut

Artim Shaqiri dhe Mexhit Neziri flasin për ndeshjen e Shkëndijës ndaj AIK-ut

Trajneri Artim Shaqiri dhe Mexhit Neziri kanë folur para mediumeve në Stokholm të Suedisë për pritshmëritë e tyre nga ndeshja e ditës së sotme 9e enjte) ndaj AIK-ut.

Shkëndija sot me fillim në orën 19:00 luan ndeshjen e parë të raundit të tretë eliminator të Ligës së Konferencës, ndërsa në prag të kësaj ndeshje, para gazetarëve në konferencë për shtyp folën shefi i stafit teknik Artim Shaqiri dhe Mexhit Neziri.


Artim Shaqiri: “Ndeshja ndaj AIK-ut është më ndryshe nga dy raundet paraprake. Normalisht që kundërshtari duhet të vlerësohet në maksimum, e kam thënë edhe më herët se AIK është favorit, por favorit ngelet vetëm në letër sepse kur futemi në fushë e respektojmë vetëm veten tonë. Kemi ardhur këtu që të luajmë një ndeshje të bukur dhe të marrim një rezultat pozitiv. Do të mundohemi që të nderojmë edhe tifozët dhe Ballistët të cilët kanë bërë një rrugë të gjatë për të përkrahur ekipin. Shpresojmë të realizojmë planin dhe të kualifikohemi në raundin tjetër”.

Mexhit Neziri: “Në ndeshjen e nesërme bëhet fjalë për një kundërshtar të fortë, por edhe ne i kemi anët tona të forta. Ndeshja do të jetë interesante, ne do të japim maksimumin për një rezultat pozitiv, që t’i nderojmë edhe tifozët tanë që do të jenë nesër të pranishëm për të na përkrahur. Shpresoj se do të arrijmë të marrim rezultat pozitiv, e që më pastaj në ndeshjen kthyese në Shkup të arrijmë kualifikimin në raundin e radhës”.

Artim Shaqiri: “Kemi pasur shumë kohë të shkurtër për të bërë analizën për këto ndeshjet evropiane kur çdo javë ka ndeshje. Por besoj se analizën që e kemi bërë do të na mjaftojë. Kemi marrë informacione gjithandej, falë edhe miqve që i kemi këtu në Suedi, dhe duke marrë parasysh gjithë këto besoj se edhe në fushën e blertë do të kemi paraqitje të mirë”.

Mexhit Neziri: “Rezultat pozitiv pa dyshim që do të ishte fitorja, por rezultat pozitiv do ta kisha llogaritur edhe barazimin”.

Artim Shaqiri: “Shtylla më e fortë e AIK-ut është sulmi, mesiguri se nuk është e lehtë që kundër një skuadre si Vorskla të shënosh 4 gola në 2 ndeshje. Në ndeshjen e parë pranuan 3 gola, që tregon se pika e tyre e dobët është mbrojtja. Por ne duhet ta bëjmë punën tonë, do të japim më shumë se sa është e nevojshme, më tepër se në dy raundet paraprake. Na mbetet neve që të dëshmojmë veten dhe të marrim atë për të cilën kemi ardhur, e ajo është rezultati pozitiv dhe arritja e qëllimit”.

Në trend Sport

Më shumë
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

Premier League
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Premier League
Dy yjet e Gironas u goditën kokë më kokë, u dërguan menjëherë në spital

Dy yjet e Gironas u goditën kokë më kokë, u dërguan menjëherë në spital

La Liga
Driblim që ta kujton

Driblim që ta kujton "Fenomenin" - Mbappe turpëroi lojtarin kundërshtar

Ligue 1
“Nuk ishte gabim i Araujos, ishte meritë e imja” – Barcola kthehet të flas për momentin vendimtar në ndeshjen Barcelona-PSG

“Nuk ishte gabim i Araujos, ishte meritë e imja” – Barcola kthehet të flas për momentin vendimtar në ndeshjen Barcelona-PSG

Liga e Kampionëve

"Ai tha se na gënjeu", Toni Kroos zbulon fjalët Carlo Ancelottit përpara El Clasicos

La Liga
Kalo në kategori