LAJMI I FUNDIT:

Artikujt ushqimorë që na ndihmojnë në humbjen në peshë

Artikujt ushqimorë që na ndihmojnë në humbjen në peshë

Janë shumë artikuj ushqimorë, bimë dhe erëza që ndihmojnë në humbjen në peshë, si dhe në ruajtjen e masës muskulore.

Pos sasisë së ushqimit që hani, duhet pasur kujdes edhe llojin e ushqimit që do ta konsumoni. Zgjedhja e artikujve ushqimorë shpeshherë është kyç në arritjen e suksesit.
Asnjë dietë nuk do të ketë sukses nëse thyeni rregullat bazike të metabolizmit.

Gjatë humbjes në peshë, duhet pasur kujdes që në organizëm të konsumohen së paku aq kalori sa i nevojiten metabolizmit për një punë normale.

Mollët
Megjithëse posedojnë një sasi të lartë të sheqerit, mollët në fakt ndikojnë në stabilizimin e sheqerit në gjak. Molla ia del që të krijojë ndjenjën e të qenit të ngopur. Pos kësaj, mollët janë të pasura edhe me fruktozë, sheqer ky i cili mund ta mposhtë ndjenjën për ëmbëlsirat e të mos ndodhë ndryshimi i përqendrimit të glukozës në gjak. Mu për këtë arsye, nuk rritet sekretimi i hormonit të insulinës, i cili mund ta inkurajojë ruajtjen e sheqerit dhe të krijojë dhjamin prej tij. Përmes konsumimit të mollës shtoni sasi të konsiderueshme të ujit, vitamina, minerale dhe proteina.

Peshqit
Salmoni, tuna, skumbri, sardelet… sidomos janë të pasura me aminoacidet ‘omega-3’, përderisa ndikimi i tyre i dobishëm karshi dietave tanimë dihet. ‘Omega-3’ ulin përqendrimin e kolesterolit dhe triglicerideve në gjak, ndërsa që këto aminoacide ndihmojnë edhe në parandalimin e shtimit në peshë, sepse inkurajojnë sekretimin e leptinës, hormonit, i cili është përgjegjës për proceset metabolike.

Bishtajoret
Bishtajoret – fasulja e thatë dhe të ngjashme – shpejt shkrijnë indin dhjamor, stabilizojnë edhe sasinë e sheqerit në gjak dhe posedojnë më shumë proteina në krahasim me artikujt e tjerë ushqimorë. Bishtajoret do të sigurojnë sasi të mjaftuar të energjisë dhe proteina, e me rëndësi është ta ngritë nivelin e sheqerit, në mënyrë të ngadaltë, që pas shujtës ofron ndjenjën e ngopjes.

Jogurti
Jogurti është burim i shkëlqyeshëm i kalciumit dhe fosforit, minerale të domosdoshme këto për zhvillimin dhe rritjen e duhur të eshtrave dhe dhëmbëve, por kalciumi gjithsesi se është mjaft i dobishëm edhe në humbjen në peshë. Jogurti përmban bakteret e qumështit të cilat në procesin e tretjes krijojnë acidet e qumështit, ndërsa në zorrë inkurajojnë krijimin e florës së shëndoshë bakteriale. Studimet e fundit kanë vërtetuar se pacientët, të cilët kishin konsumuar jogurt, kishin humbur si në peshë, po ashtu edhe centimetra përreth belit.
/Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Ngritja e bilirubinës në gjak: Çfarë do të thotë dhe si ndihmohet?

Ngritja e bilirubinës në gjak: Çfarë do të thotë dhe si ndihmohet?

Shëndetësi
Kalo në kategori