LAJMI I FUNDIT:

Arteta: Xhakën e doja te Man City, më pëlqen shumë dhe do të jetë i rëndësishëm

Arteta: Xhakën e doja te Man City, më pëlqen shumë dhe do të jetë i rëndësishëm

Mikel Arteta ka deklaruar admirimin e tij për mesfushorin shqiptar të Arsenalit, Granit Xhaka, duke zbuluar se ai ishte i interesuar ta sillte në Manchester City kur nisi punën si asistent i Pep Guardiola.

E ardhmja e Xhakës te Topçinjtë është dukur e zymtë pasi ai reagoi me zemërim ndaj abuzimit të tifozëve më herët në sezon, me ish-menaxherin Unai Emery madje duke pranuar se ai ka gjasë të largohet në janar.


Por, me më pak se një javë deri te rihapja e afatit të transferimeve, Arteta i ka dhënë shpresë mesfushorit shqiptar se ai mund të ketë një të ardhme me klubin.

Menaxheri i ri i Arsenalit pranon se ka qenë një admirues i madh i Xhakës dhe shpreson që tifozët po ‘ngrohen’ përsëri për të.

Xhaka mund të përfundojë në Leicester, pritet shkëmbim me Ndidin
Lexo po ashtu Xhaka mund të përfundojë në Leicester, pritet shkëmbim me Ndidin

“Si lojtar, kur unë shkova nga Arsenali në City për të filluar stërvitjen dhe ne po shikonim në atë pozicion, ai ishte një nga lojtarët në listën time. Kjo është se më pëlqeu shumë”, ka thënë fillimisht Artetapër The Telegraph.

“Unë isha i lumtur kur Arsenali e nënshkroi atë sepse mendova se ai do të ishte një lojtar i frikshëm. Ai ka bërë disa gjëra me të vërtetë të mira dhe tani është mbërthyer në një situatë shumë të vështirë që, mendoj se, ishte në rritje dhe një ditë ajo shpërtheu”.

“Por, edhe unë jam mahnitur nga mënyra se si kjo lidhje po fillon të kthehet pak dhe mendoj se fansat kanë qenë shumë, shumë pozitivë edhe për të”.

“Natyrisht është e vështirë të ndryshosh plotësisht skenarin nga vendi ku ai ishte, në një të mrekullueshëm. Por unë mendoj se ne jemi në drejtimin e duhur me të”.

Xhaka drejt rikthimit në Bundesliga, dy skuadra kanë bërë oferta për mesfushorin
Lexo po ashtu Xhaka drejt rikthimit në Bundesliga, dy skuadra kanë bërë oferta për mesfushorin

“I thashë se më pëlqen shumë dhe çfarë pres prej tij, sa i rëndësishëm është ai për ekipin”.

“Jam këtu për ta ndihmuar atë, dua që ai të ndiejë se ne jemi prapa tij. Jo vetëm unë, por i gjithë klubi”.

“Nëse ne mund t’i sillemi në mënyrën e duhur me të, gjithashtu edhe tifozët, unë mendoj se do të jetë i dobishëm për ekipin”, përfundoi trajneri i Arsenalit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Granit Xhaka 'mbulohet' me para nga Leverkuseni me fitimin e titullit në Bundesligë

Granit Xhaka 'mbulohet' me para nga Leverkuseni me fitimin e titullit në Bundesligë

Bundesliga
A e dini se për çfarë shërben gjysmërrethi në buzë të zonës së penalltisë? Këtu është rasti i vetëm në të cilin përdoret

A e dini se për çfarë shërben gjysmërrethi në buzë të zonës së penalltisë? Këtu është rasti i vetëm në të cilin përdoret

Ndërkombëtare
Si e “tradhtoi” Rudiger shokun e tij më të mirë në futboll gjatë ekzekutimit të penalltive në Man City-Real

Si e “tradhtoi” Rudiger shokun e tij më të mirë në futboll gjatë ekzekutimit të penalltive në Man City-Real

Liga e Kampionëve
Puyol përfshihet në zënkën mes Gundogan dhe Araujo

Puyol përfshihet në zënkën mes Gundogan dhe Araujo

La Liga
Trajneri i Fiorentinës shkaktoi skandal në Ligën e Konferencës - puthi gazetaren italiane

Trajneri i Fiorentinës shkaktoi skandal në Ligën e Konferencës - puthi gazetaren italiane

Ligat tjera
Rregulli i rreptë që duhet të ndjekë Zinedine Zidane nëse bëhet trajner i Bayern Munichut

Rregulli i rreptë që duhet të ndjekë Zinedine Zidane nëse bëhet trajner i Bayern Munichut

Bundesliga
Kalo në kategori