LAJMI I FUNDIT:

Arta Nitaj reagon pas lajmit se ajo është shoqëruese në një klub nate në Dubai: Nuk dëshmon asnjë shkrim që unë punoj aty

Arta Nitaj reagon pas lajmit se ajo është shoqëruese në një klub nate në Dubai: Nuk dëshmon asnjë shkrim që unë punoj aty
Arta Nitaj dhe Stina Bojku (Foto: Instagram)

Arta Nitaj, dje (e martë) ka qenë një nga personazhet më të përfolura në mediat shqiptare për shkak se u komentua se ajo është shoqëruese e një klubi nate në Dubai.

Kjo pasi klubi i quajtur “Billionaire Mansion”, përmes faqes “Thelist” në Instagram, ka promovuar klubin e tyre me imazhin e bukuroshes Nitaj dhe mikes së saj, Stina Bojku.


“Çdo të diele në Billionaire Mansion, është lista e zonjushave të mbrëmjes dhe ne duam të gjithë ju të dini se shampanja është mbi neve këtë natë”, shkruhej në njoftimin e ‘The List’ të bërë më datë 27 dhjetor të vitit 2019.

Arta Nitaj (Foto: Instagram)

Lidhur me këtë një reagim së fundmi e ka bërë vet modelja, duke thënë se nuk dëshmon asnjë shkrim që ajo punon në vendin e lartpërmendur.

“Për ata që dijnë me i lidhë dy fjalë anglisht e që kanë dalë najhere në jetë e di që nuk është problem me kuptu që fotoja ku kam dalë është bërë në një dine klub para një muaj e gjysmë, nuk po shoh poshtë asnjë shkrim që unë punoj aty apo diçka e tillë pos një numër të klubit për rezervime “The List DXB” është event që mbahet çdo të diele në vendin ku shihem unë në foto”.

Një klub nate në Dubai promovon mbrëmje nën shoqërimin e Arta Nitajt dhe shoqes së saj përmes një fotografie në Instagram
Lexo po ashtu Një klub nate në Dubai promovon mbrëmje nën shoqërimin e Arta Nitajt dhe shoqes së saj përmes një fotografie në Instagram

“Unë nuk kam etje me i pa njerëzit keq se kam shumë momente të lumtura në jetë me i shiju, smuj me shiju me u knaq me fatkeqësinë e dikujt. Paqe dashuri”, ka shkruar ndër të tjerash ajo.

Përkundër se të shumtën e kohës e kalon në Dubai, Arta nuk ishte deklaruar asnjëherë se është e angazhuar në ndonjë projekt atje. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
Dua Lipa zbulon këmbët e saj të tonifikuara në një paraqitje tejet elegante në New York City

Dua Lipa zbulon këmbët e saj të tonifikuara në një paraqitje tejet elegante në New York City

Magazina
“Ndalu dhe kërko falje”, babai i Rita Orës shpërndan momentin kur presidentja Osmani e përballi Vuçiqin me të vërtetën në OKB

“Ndalu dhe kërko falje”, babai i Rita Orës shpërndan momentin kur presidentja Osmani e përballi Vuçiqin me të vërtetën në OKB

Magazina
Gjysmë shekulli karrierë, Ministri i Kulturës Hajrulla Çeku me fjalë të mëdha për Ramadan Krasniqin

Gjysmë shekulli karrierë, Ministri i Kulturës Hajrulla Çeku me fjalë të mëdha për Ramadan Krasniqin

Magazina
“Ndihmë, ndihmë”- publikohet videoja konfliktuoze e këngëtares Maya dhe bashkëshortit të saj në banesë, momenti kur mbërrin policia

“Ndihmë, ndihmë”- publikohet videoja konfliktuoze e këngëtares Maya dhe bashkëshortit të saj në banesë, momenti kur mbërrin policia

Magazina
Kalo në kategori