Vëllai i Billie Eilish, Finneas martohet me Claudia Sulewski, këngëtarja drejton ceremoninë

Vëllai i Billie Eilish, Finneas, u martua me të dashurën e tij prej shumë kohësh, Claudia Sulewski, të shtunën.
Çifti shkëmbeu betimet në një kopsht të harlisur në San Ysidro Ranch në Montecito të Kalifornisë, i rrethuar nga familjarë dhe miq.
Billie Eilish thuhet se pati nderin të drejtonte ceremoninë e dasmës. Këngëtarja 24-vjeçare u shfaq me një fustan të gjelbër ulliri me supe të zbuluara, ndërsa i pranishëm ishte edhe i dashuri i saj, aktori 31-vjeçar Nat Wolff, shkruan DailyMail.

Në dasmë morën pjesë edhe emra të njohur si Nina Dobrev, Kristen Bell, Dax Shepard, Justin dhe Hailey Bieber, Emma Chamberlain, Rachel Sennott, Stassie Karanikolaou, Jason Sudeikis dhe Carter Gregory.
Claudia, 30 vjeçe, kishte katër fustane të personalizuara nga Oscar de la Renta për festimet. Finneas, 29 vjeç, u shfaq me një smoking klasik të zi.

Finneas dhe Sulewski janë bashkë që prej vitit 2018, kur u njohën në aplikacionin e takimeve Raya.
Vitin e kaluar, pas shtatë vitesh lidhje, Finneas i propozoi martesë Claudias gjatë një udhëtimi të organizuar në mënyrë sekrete. /Telegrafi/


















































